Greqi, Papulias Papandreut: Do ta fitojmë këtë betejë
ATHINE- Presidenti i Republikes Karolos Papulias takoi dje për rreth 30 minuta kryeministrin Jorgos Papandreu.
Presidenti i Republikës, duke iu referuar situatës ekonomike, foli për një «krizë të paparë në historinë më të re të Greqisë», trajtimi efektiv i së cilës kërkon, siç tha ai, «nga të gjithë grekët sakrifica të vështira, që vendi të rimarrë, shpresojmë shpejt, vendin që meriton në eurozonë dhe tregjet ndërkombëtare».
«Jemi të vendosur, të mësuar me vështirësitë, për të luftuar dhe për të fituar edhe këtë betejë me unitet dhe vendosmëri», theksoi Papulias.
(Nga Greqia, Anila Jole/balkanWeb)