Greqi, Shtëpia e Bardhë: Evropa të bëjë më shumë
ATHINE- Një ndërhyrje të re në favor të Greqisë ka bërë dje Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner.
Në një intervistë të tij për rrjetin televiziv CNN, z. Geithner ka thënë se Greqia duhet të punojë më shumë dhe Evropa duhet të ndërmarrë hapa konkrete për të përballuar krizën e borxheve.
Evropa ka aftësinë për të zgjidhur krizën financiare, por duhet të bëjë më shumë për në atë drejtim, plotësoi Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner.
Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se ai ka besim që kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë europiane, do të bëjnë çfarë është e nevojshme, për t’u siguruar që institucionet e tyre të mëdha financiare, nuk do të jenë në rrezik.
(Nga Greqia ANILA JOLE/balkanWeb)