Spahiu: 15 gjyqtarëve u kërcënohet jeta, të zbulohen vrasësit e Konomit
TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu deklaron se janë shtuar rastet e denoncimeve të gjyqtarëve të cilët kërcënohen, dhe u kërkon organeve hetimore të zbulojnë autorët e vrasjes se gjyqtarit Konomi, pasi një ngjarje e tillë mund të krijojë precendentë të rrezikshëm, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë nëpunësit shtetëror dhe jetën e sigurinë e të gjithë qytetarë.
““Pushteti gjyqësor në vendit tonë është duke pritur që sa më parë organet e hetimit, të bëjnë të ditur emrat e autorëve të këtij krimi makabër, si edhe t’i vendosin ata, kushdo qofshin, përpara drejtësisë; është duke pritur të bëhet drejtësi jo vetëm për Gjyqtarin Konomi, por mbi të gjitha të vendoset në vend autoriteti shtetëror i cënuar dukshëm nga ky akt. Pothuajse në të gjitha rastet krimet e rënda ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë ka mbetur pa autor. Një precedent i tillë duhet të ndryshojë urgjentisht”- nënvizoi nënkryetari i KLD-së, në një prononcim për shtyp të caktuar për sot paradite.
Si numri i dy i këtij institucioni, Spahiu shprehu qëndrimin e shqetësuar të KLD-së në lidhje me vrasjen e Konomit në vencanti por në përgjithësi dhe në lidhje me situatën "në përkeqësim" të sigurisë së jetës së gjyqtarëve, e cila ditët e fundit ka patur zhvillimi të reja.
Spahiu nënvizoi se "janë shtuar rastet e denoncimeve të gjyqtarëve të cilët kërcënohen. Madje,duke marrë shkas nga vdekja tragjike e tipit mafioz, e Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Skerdilajd Konomi, siguria e jetës gjyqtarëve do të jetë nesër në rendin e ditës së mbledhjes së KLD-së.
“Në 1 viti e gjysëm, 10 kërkesa për mbrojtje gjyqtarësh të kërcënuar rëndë për jetën e tyre janë marrë në shqyrtim nga Komisioni i Posacëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve dhe aktualisht i ofrohet mbrojtje në total mbi 15 gjyqtarëve, raste të cilat, për arsye diskrecioni dhe sigurie, janë mbajtur të fshehta, por që sot duhet të konsiderohen në vlerësimin e përgjithshëm të situatës.” tha Spahiu duke shtuar se "një ngjarje e tillë ka krijuar një preçedent të rrezikshëm, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë nëpunësit shtetëror dhe jetën e sigurinë e të gjithë qytetarë"
DOSJA "GERDECI", NESER PARA KLD-SE
Spahiu informoi se në vazhdën e kontrollit të gjyqsësorit inspektorati i këtij Këshilli paraqet nesër për shqyrtim tre inspektime njëra prej të cilave është dhe ispektime për dosjet penale të tejzgjatura me pasoja shuarjen e në masave të sigurimit të të pandehurve, ndër të tjera edhe “Dosja Gërdeci”.
Gjithashtu do merret në shqyrtim inspektimi i çështjeve të për ndryshim kombësie si edhe inspektimi mbi hyrje-daljet jashtë shtetit të gjyqtarëve.
Nënkryetari I KLD-së tha se Inspektimet kanë arritur të bëjnë dallimin konkret, duke shkëputur nga pjesa cilësore e gjyqsorit, një pjesë gjyqtarësh të paaftë dhe të papërgjegjshëm në ushtrimin e detyrës së tyre.
“Inspektimet kanë arritur të bëjnë dallimin midis situatave dhe rezultateve negative, të cilat nuk varen nga gjyqtarët, por me të padrejtë i faturohen sistemit gjyqsor, nga ato raste kur një pjesë e paaftë apo e papërgjegjshme e sistemit gjyqsor duke zhvilluar gjykime ndërkohë që është jashtë shtetit, i faturon të gjithë gjyqtarëve papërgjegjshmërinë e saj. “
Inspektimet do t’i paraqiten për shqyrtim Këshillit dhe ky i fundit do të vendosë në mënyrë kolegjiale për rastet dhe mundësinë e dërgimit të cështjeve për shqyrtim Ministrit të Drejtësisë për të nisur procedimet disiplinore kundër gjyqtarëve.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Spahiu: Jeta e gjyqtarëve në rrezik, të zbulohen vrasësit e Konomit