Tiranë, goditet grupi kriminal i disa vjedhjeve

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbërmjen e djeshme në kryeqytet ku pas një shkëmbi zjarri me disa grabitës mbeti i plagosur edhe një efektiv policie.
Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça theksoi se gjatë operacionit të koduar “Pritja e gjatë” u bë e mundur arrestimi i 6 personave të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh në kryeqytet.
Sipas Muçës janë arrestuar shtetasit Bejo Pasha 24 vjeç, Niklovan Curraj 25 vjeç, Jonida Curraj 21 vjeç, Ani Rrapaj dhe Ilirian Ilimica të cilët kanë kryer të paktën 20 vjedhje në kryeqytet.
Duke sqaruar operacionin e policisë, Muça theksoi se grabitësit thirrjes së policisë për tu dorëzuar i janë përgjigjur me zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe një efektiv policie si dhe dy prej grabitësit dhe përkatësisht shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curraj. Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.