E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi i organizuar, debate mes Nishanit dhe opozitës në komision

Mbledhja e komisionit parlamentar të sigurisë është shoqëruar me debate mes palëve në lidhje me krimin e organizuar në vend. Në mbledhjen e sotme Ministri i brendshëm Bujar Nishani ka paraqitur sot raportin për krimin e organizuar si dhe punën 6 mujore të policisë së shtetit në këtë drejtim.
Sipas Nishanit gjatë këtij 6 mujori janë shënuar 76 vrasje ndërsa ka shtuar se është rritur zbulueshmëria për këto krime. Por kjo deklaratë e ministrit është kundërshtuar nga deputetët e opozitës në komision të cilët e kanë cilësuar raportin vetëm si statistikor dhe të dhënat e paraqitura si jo të sakta.
Sipas deputetëve të PS-së raporti i policisë nuk është i njëjtë me të dhënat e publikuara nga prokuroria ndërsa kanë shtuar se policia e shtetit është duke fshehur vrasjet.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i ministrit Nishani i cili ka theksuar se policia nuk është duke fshehur veprat penale dukeshtuar se ministria e brendshme nuk i referohet prokurorisë për statistikat por të dhënave të saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›