E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, abuzonte seksualisht me mbesat, arrestohet xhaxhai

Një tjetër rast abuzimi seksual me të mitur është shënuar sot në qarkun e Korçës. Dy vajza të mitura me inicialet S.Z dhe G.Z përkatësisht 6 dhe 4 vjeç dyshohen se janë dhunuar seksualisht nga xhaxhai i tyre.
 

Ka qënë nëna e vajzave ajo e cila e ka denoncuar në polici ngjarjen. Sipas policisë nëna 26-vjeçare me inicialet J.Z ka denoncuar kunatin e saj Mikel.Z 34 vjeç se ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e saj.
 

Sipas saj vajzat ankoheshin përherë se kishin dhimbje dhe kanë pasur edhe shenja në trup ndërsa ka shtuar se është ankuar edhe tek bashkëshorti por nuk ka gjetur mbështetje tek ky i fundit. Më tej nëna ka rrëfyer në polici se nuk e përballonte dot më këtë gjendje dhe është larguar nga shtëpia së bashku me vajzat e saj.
 

Menjëherë pas marrjes së denoncimit policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit ndërkohë që ka nisur hetimet edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu pritet që vajzave të mitura t`u bëhet edhe ekspertiza për të vërtetuar se nëse ato janë abuzuar seksualisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›