Debat për Sfidën e Mijëvjeçarit
Sfida e Mijëvjeçarit votohet me akuza për korrupsion. Marrëveshja e re e qeverisë me SHBA për luftën kundër korrupsionit është votuar me debate ndërmjet maxhorancës dhe opozitës. PS ka fajësuar qeverinë si e implikuar në korrupsion. "Sali Berisha, jo vetëm nuk zgjedh hetimin dhe gjykimin por edhe keq, lufton prokurorinë dhe gjykatën për të mbrojtur familjen politike, pak më butë seç mbron familjen kriminale Toto Rinën. Ai vret gjykatësit, prokurorët, ndërsa ky i shan, i fyen, i lufton, i paralizon. Kush prek çështjen e rrugës Durrës-Kukës ka punë personalisht me atë, tha Berisha, duke mohuar atë që në Kushtetutë thuhet se përgjegjësia është individuale penale dhe jo kolektive, siç mbrohen mafiozët sot", tha Braçe. Edhe pse kjo pikë shkaktoi shumë debate, kjo marrëveshje u votua me 100 për qind të votave.