E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset me drogë në burg gardiani

 

LEZHE - Prangoset gardiani i burgut të Shënkollit duke shpërndarë drogë për të dënuarit. Policia e Lezhës arrestoi mëngjesin e djeshëm 36-vjeçarin Marjan Gjoni, i cili u kap në flagrancë me 3 gramë lëndë narkotike, e llojit hashash. Dyshimet për veprimet e tij brenda burgut janë hedhur fillimisht nga SHKB-ja pas pamjeve në kamerat e sigurisë brenda korridoreve të burgut. Një grup i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ka shkuar në orët e para të ditës së enjte në ambientet e burgut, duke kapur dhe Gjonin. Sipas burimeve të brendshme të burgut, prej kohësh polici survejohej, pasi kishte informacion se ai furnizonte me drogë të burgosurit. Po kështu dhe vetë të dënuarit kishin treguar të dhëna për veprimtarinë e tij. Pas arrestimit Gjoni e ka mohuar se ishte shitës i lëndës narkotike, duke thënë se nuk kishte dijeni për praninë e saj në xhep.                 r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›