E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK feston 17 vjetorin, PD e bojkoton

 

Partia Demokristiane ka festuar dje 17 vjetorin e krijimit të saj. Por ndryshe nga një vit më parë, demokristianët tani nuk janë më pjesë e qeverisë dhe kjo është parë edhe te të ftuarit, ku mungonin zyrtarët e lartë të PD-së, megjithëse bëhet e ditur se ftesë kishte kryeministri Berisha dhe nënkryetari Patozi. Të pranishëm nga PD ishin vetëm Bujar Leskaj dhe Sali Shehu. Në të njëjtën kohë në festë morën pjesë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta së bashku me Xhufin, Legisin e Neranxin si dhe Ngjela, Bakalli dhe Petro Koçi. Në fjalën e tij para të ftuarve kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha se "Sot është dita për të deklaruar edhe njëherë publikisht se PDK ka qenë, është e do të mbetet një forcë e qendrës së djathtë. Ne jemi të vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të krijojmë një Pol të ri politik të së djathtës, të aftë t'u ofrojë shqiptarëve një alternative evropiane moderne, në sinkron me parimet dhe konceptet politike të së djathtës evropiane, çka përbën një zhvillim të ri politik, mjaft të rëndësishëm". Ai i bëri thirrje të gjitha fraksioneve Demokristiane për t'u bashkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›