E Diel, 1 Nëntor 2026

Deti i trazuar rrezikon anijen

 

DURRES - Një anije moldave me 20 frymë në bord ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja. Deti i trazuar me forcë 7 ballë ka batuar anijen, teksa ajo po kryente manovrën e hyrjes në kanal. Sipas dëshmive batimi gradual i anijes ka nisur, që kur ajo ndodhej në det të hapur. Të kërcënuar nga mbytja marinarët shpejtojnë kursin e lundrimit drejt Durrësit. Si rrjedhojë e dallgëzimeve të forta e gjitha ngarkesa e hambarëve me një total prej 1714 tonë melaminë është spostuar papritur në njërën anë. Anija doli jashtë kontrollit, duke krijuar panik për një aksident detar. Marinarët e "Sun E" me kombësi turke dhe moldave kanë lëshuar "SOS"-in në Kapitanerinë e Durrësit. Me shpejtësi janë vënë në punë rimorkiatorët që kanë shmangur tragjedinë. "Ndërhyrja e Kapitanerisë ishte shumë e shpejtë. Arritëm të parandalonim në kohë një aksident detar, që mund të kishte pasoja tepër të rënda", tha kapiteni i Durrësit Muharrem Trupja.             o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›