E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Protestat deshtim i Edi Rames. Maxhoranca te tjera akuza Ina Rames

Protesta e socialistëve e mbajtur të premten është cilësuar e dështuar nga mazhoranca. Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Luciono Boci, tha kryetari i socialistëve Rama u braktis nga qytetarët dhe mbeti i vetëm përpara kryeministrisë.

“Edvin Kristaq Rama, kryebashkiaku i tretë më i korruptuar i botës, i kthyer dje tek vendi i krimit ishte i vetmuari i madh. Qytetarët e Tiranës edhe një herë e lanë vetëm kryepuçistin. Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqiperisë tregun edhe dje përçmimin e madh kundër Edvin Kristaq Ramës, njeriut që dëshironte të ndizte flakë e tym qytetin e tij dhe vendin vetëm pse donte pushtet me çdo çmim. Dje, Edvin Kristaq Rama, u kthye tek vendi i krimit të tij” tha Boci.

Ndërkohë nëpërmjet deputetit Gerdi Bogdani, mazhoranca i’u rikthye akuzave ndaj kryeprokurores Ina Rama. Sipas Bogdanit kreu i akuzës po bashkëpunon ngushtë me Edi Ramën duke mos nisur hetimin për ata që shkaktuan 21 janarin.

“Ky qëndrim antikushtetues i prokurores së përgjithshme është në sintoni të plotë me deklaratat dhe sjelljen politike të kryetarit të PS, Edvin Kristaq Rama. Përjashtimi nga hetimi i atyre që organizuan dhe udhëhoqën grushtin e shtetit shkon paralel  me rrjedhjen e përditshme të informacioneve nga institucioni i akuzës dhe kjo për qëllimin e vetëm, sabotimin e çështjes. Ky qëndrim i Ina Ramës është një akt i papërgjegjshëm, i rëndë dhe antiligjor kundër interesave të qytetarëve shqiptarë dhe një kërcënim i hapur për paqen dhe sigurinë në vend” tha Bogdani.

Bogdani i bëri thirrje kryeprokurores të zabotojë ligjin dhe të verë përpara ligjit, përgjëshit e 21 janarit.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›