E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat publik me zotin Sali Berisha, kundërshtarin konseguent të pronarëve të ligjshëm

Rrapo Hajredin DANUSHI
Zoti kryeministër, nuk do t ju drejtohesha publikisht në shtyp sikur të mos kishit deklaruar para gazetarëve atë TULLUMBACEN e madhe se 98% e pronarëve mbështesin Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj, deklarim që tregon absurditetin e mendjes tuaj. Relacionet me pronarët ne ua kemi bërë të njohura publikisht si kryesisë së Partisë Republike z. Fatmir Mediu, z. Arian Madhi dhe z. Sabri Godo por edhe ju si kryetar i PD. Ju për shkak të brumosjes tuaj apo të detyrimeve që keni ndaj të kaluarës keni zbatuar me konseguencë platformën e Katovicës dhe i keni shkaktuar popullit dëme aq të mëdha sa nuk mund ti maskoni. Media dhe shoqëria civile, akademikët, intelektualët, ju kanë kundërshtuar dhe kanë bërë punën sensibilizuese. Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe ajo Bregdeti ka publikuar vazhdimisht  në shtyp mendimin se e vetmja zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme e pronës është respektimi të drejtës së pronësisë bazuar në nenet 41/2 dhe 181/2 të Kushtetutës dhe kadastrës së periudhës së para shtetëzimit komunist. Pas vitit 1991, ju në vend që ti kthenit pronat pronarëve origjinalë, vazhduat dhe e thelluat grabitjen e pronave private të qytetarëve të etiketuar si kulakë dhe të persekutuarve të regjimit diktatorial duke miratuar dhe zbatuar ligjin 7501 dhe ligje të tjera të ngjashme. Ligji 7501, që ju e keni deklaruar si të zbatuar plotësisht por që në fakt është zbatuar vetëm në 23 % të sipërfaqes së  vendit është faqja më e zezë e politikanëve që kanë gëlltitur çorbën e Katovicës si për ju që mbani peng të djathtën. Të ngjashëm janë edhe të ashtuquajturit të majtë që bëjnë fushatë në bregdetin turistik me ligjin antikombëtar 7501 dhe legalizimin e akteve të paligjshme pa pyetur për të drejtën e pronësisë të pronarëve origjinalë. Shtetit Shqiptar detyrimet kushtetuese për të kthyer pronën tek i zoti i fillojnë në 1991 dhe ju e dini se si janë trajtuar pronarët nga 1991 deri sot. Qëndrimi juaj antipronar është analizuar juridikisht  dhe është bërë publik nga avokatët e njohur Pirro Totozani dhe Agim Tartari, por ju edhe krahu rozë keni preferuar të bëni sikur nuk dëgjoni.
Edhe pas miratimit të Kushtetutës problemi i pronës mbeti i pa zgjidhur dhe askush nuk ndjen përgjegjësinë se Kushtetuta nuk zbatohet. Ligjet për pronat ndonëse gjysmake, janë zbatuar sipas interesave të kryetarëve të Komisionit të Kthimit Pronave, të Kryetarit të Agjencisë që me akuzën i korruptuar janë larguar nga vendi i punës çdo 3-6 muaj, por pronat e vjedhura prej tyre  nuk janë kthyer në origjinë. Ligjet e pronave janë amenduar shumë e shumë herë sipas interesave të klaneve por asnjëherë nuk janë përputhur me Kushtetutën që ta çojnë pronën tek i zoti . Vetë ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sanksionon shtimin e jetëgjatësisë së ligjeve dhe të akteve antikushtetuese dhe ja lë stafetën Parlamentit si ligjvënës. Në legjislacionin 2001-2005, nga shoqata Pronësi me Drejtësi dhe Bregdeti janë paraqitur dy projektligje, një për korrigjimin e gabimeve me pronat në rrang vendi dhe një tjetër për zonat turistike. Siç e dini shumë mirë këto projektligje u lanë pa u diskutuar deri ditën e fundit dhe nuk morën përgjigje as Po e as JO. Të dy projektligjet u sabotuan pikërisht nga deputetët tip Fazlliç që interesoheshin për përfitimet e tyre mbi pronat që u përkisnin pronarëve të ligjshëm. Për këtë situatë skandaloze dhe deputetët që i patën firmosur dhe mbështetur këto projektligje heshtën. Qëndrimi antipronar u thellua pas vitit 2005 dhe iniciativat ligjvënëse kanë qenë të Partisë Republikane. Zoti Kryeministër, sot Shqipëria është anëtare në NATO dhe ne pronarët dhe të persekutuarit dëshirojmë të jemi sa më shpejt në BE., por pengesa jeni ju. Nga 18 vjet jetë politike, Ju zoti Sali Berisha nuk e keni mësuar akoma se demokracia fillon me pronën tek i zoti. Sa për lëvizjen pa viza Europa kërkon vetëm pasaportat biometrike që duhet ti kishit bërë vite më parë. Ne shoqatat dhe mediat kemi sensibilizuar dhe do të sensibilizojmë për qëndrimin tuaj antipronar, se jemi ne pronarët ata që gjatë regjimit komunist jemi persekutuar, jemi përndjekur, jemi denigruar dhe internuar si kulakë, si shtresë e pasur dhe si antikomunistë. Jeni ju që prej vitit 1991 po talleni dhe nuk doni të respektoni të drejtën e pronësisë. Sot të gjithë pronarët e kanë të qartë se ju nuk doni që pronat të kthehen në origjinë dhe për këto ju duhet të jepni shpjegime, por as ju dhe askush nuk do mundeni kurrë të na i mohoni pronat sepse kjo është pjesë themelore e të drejtave të njeriut, është ABC-ja e çdo vendi anëtar në NATO dhe BE dhe prandaj jam shprehur në media se politikës tuaj antipronar shpejt do ti vijë fundi. Shih me datë 7 dhe 8 prill 2009 gazetat: Telegraf, Lajm, Tema, Sot.
As ju dhe as Kryesia e Partisë Republikane nuk ka dhën asnjë përgjigje për shkrimet e përsëritura që janë botuar nga ne dt 2 shkurt 2009 në gazetat Tema, Ndryshe, Sot, Libertas për Raportin e partisë Republikane me pronarët. Ju siguroj se të gjithë e duan pronën që ju ka lënë babai dhe se prona fitohet me blerje me dhurim dhe me trashëgim por asnjëherë me grabitje. Nëse ju zoti Berisha nuk ju shkau goja por jeni  i bindur se 98% e pronarëve janë me ju po ju kujtoj ato vargjet labe që thonë harroje mushkë Valarenë se Ali Pashanë e prenë Shkrime të tjera që mund të ju ndihmojnë të kuptoni për temën e pronës ju mund të gjeni me datën 26.04.2009 në gazetat Tema , Ndryshe , Metropol, me datën 25.01.09 në gazetat Koha Jonë, Tema, Ndryshe, Metropol, Telegraf etj.
Në kushtet e kësaj anarkie dhe demagogjie kur të drejtat tona për pronën e trashëguar  vazhdojnë të dhunohen ne i kërkojmë edhe një herë sekretarëve dhe këshilltarëve politikë të ambasadave të akredituara në Shqipëri që të ja dërgojnë këtë mesazh qeverive përkatëse përfshi kryesine e NATO-s dhe BE që edhe ata të veprojnë politikisht ndaj këtij korrupsioni shtetëror.
Pronarët pa dallim krahu, elektorat i majtë apo elektorat i djathtë, të rinj apo pensionistë  do të votojnë kryesisht për kandidatët e Shoqatës Pronësi me Drejtësi, që do kandidojnë me siglën e LZHK brenda Polit të Lirisë, pasi kjo parti pranoi që problemi i pronës të zgjidhet sipas kërkesave dhe platformës së Shoqatës, duke vlerësuar se alternativa e shoqatës përputhet me standardet europiane dhe me kërkesat e detyrimeve kushtetuese. Kandidatët e Shoqatës janë persona që kanë dhënë prova dhe prej shumë vjetësh luftojnë për kthimin e pronës tek i zoti, praktikisht janë zëri i çdo pronari dhe i çdo shqiptari të ndershëm  që kërkon që prona ti kthehet të zotit dhe mos ti lihet politikanëve grabitqarë të maskuar si të majtë apo si të djathtë.   
Platforma shoqatës Pronësi me Drejtësi e pranuar nga LZHK që kërkon respektimin e të drejtës së pronësisë  kërkon që zgjidhja e problemit të pronës dhe reforma e pronës të bëhet në përputhje me kërkesat e nenit 191 të dok nr 11115 dt 20.12.2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të detyrimeve kushtetuese të pranohet me ligj si detyrimi i qeverise dhe shtetit. Do kërkojmë që Qeveria të evidentojë se cilat janë prona ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë në përputhje me nenin 41 të Kushtetutës dhe cilat janë prona që Shteti i diktaturës ju grabiti pronarëve të ligjshëm. Të jetë detyrim i shtetit që pronat e grabitura  tu kthehen fizikisht të zotërve, brenda një periudhe shumë të shkurtër. Vetëm kështu do të ndalet sorollatja e pronarëve dhe korrupsioni vertikal që fillon me komisionet deri në Agjencinë Qendrore. Ky korrupsion ka ndotur gjykatat dhe prokuroritë që janë pak të efektshme për zbatimin e ligjit. Do kërkohet që të shpallen të ngrira procesi i legalizimit , ndërsa kompensimi të bëhet me prona të mirëfillta të shtetit, që sipas të dhënave zyrtare përbëjnë mbi 52% të tokave. Kompensim të parashikohet vetëm për pronat që edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen  për  nevoja publike, si  dhe ato prona që nga viti 1944 deri 1991 janë tjetërsuar  për godina banimi. Duke zbatuar këtë platformë Shtetit me 52% të pronave ku është pronar i mirëfilltë, i del dhe i tepron të kompensojë shumë herë më tepër nga sa janë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›