Ushtaraku që u vetsakrifikua për të shpëtuar të tjerët
(Fjalë zemre për Besim Cangën, të rënë në detyrë në tragjedinë e Gërdecit)
Nga Xheladin ÇELMETA
Kurrë nuk do ta besojmë, që Besim Canga nuk është më. As unë, as familja, as kolegët e tij të Ushtrisë. Gjithnjë e gjithnjë, do të na duket sikur Besimi është duke u kthyer nga ndonjë shërbim i largët, me plot rreziqe e vështirësi, ashtu siç kishte kryer kushedi se sa të tillë ai, gjatë kohës që shërbeu në Ushtri. Dhe nuk ishin punë dosido: Ishin shërbime delikate, ku kërkohej mendja e hollë, kurajua dhe guximi i një profesionisti të vërtetë, si Besimi. Gati gjithnjë do të ndodhte që asgjësimi i ndonjë mine, pastrimi i ndonjë vatre të infektuar me eksplozivë, apo asgjësimi logjistik i tonelatave të barutrave, etj, etj, do të ishin detyra për tu zgjidhur e finalizuar nga majori e xhenieri i talentuar Besim Canga... Ditët kalojnë; bëhen javë, muaj, vite... Por kolegu, miku e shoku ynë i shtrenjtë Besim Canga, nuk na ikën nga zemra, kujtimi, e memoria jonë. Përjetësisht do të na duket sikur Besimi është duke udhëtuar; duke marrë detyrën e radhës, apo duke ardhur me nxitim për në repart, pasi vetëm kështu e kishte për zakon ai që ti kryente punët e shtetit: Shumë shpejt, me shumë cilësi e rendiment. Portreti i tij do të jetë gjithmonë i fiksuar te ne ushtarakët që e njohëm nga afër, me atë ecjen e tij karakteristike, me atë çantën e tij të punës në krahë, me kompjuterin e vogël, aq të preferuar, tip lap-top, që ai e shfrytëzonte shpesh për të dokumentuar foto e materiale të rëndësishme; të gjitha këto për operacionet e çminimit që realizonte bashkë me kolegët e tij të logjistikës në Komandën Mbështetëse apo në Shtabin e Përgjithshëm. Besim Cangën do ta përfytyrojmë gjithmonë në rrugëtim. Rrugëtim drejt një misioni të beftë, për të shpëtuar jetë njerëzish, për ti siguruar ata nga çdo e keqe që mund tu vijë; nga rreziqet e minave, të eksplozivëve, apo të çdo lloj mjeti tjetër shpërthyes. Një mozaik i tërë arkivor ky, i krijuar nga pasojat e krizës së 97-tës. Përjetësisht do të besojmë se Besua ynë, është duke u kthyer nga një detyrë.
Këto radhë, jo pa qëllim po i hedh tani, dhe jo në përkujtimoren e dhimbshme të 1-vjetorit të Gërdecit, më 15 mars. Sma bënte zemra të hapja kompjuterin e të shkruaja mbresat e mia për të. Se Besimi ishte i ri; ishte rreth të pesëdhjetave, dhe sduhej të ikte kaq shpejt. Kishte ende shumë ëndrra, punë e detyra të tjera për veten, për fëmijët, për bashkëshorten Në dosjen personale të tij në Komandën Mbështetëse dhe në dikasterin e Mbrojtjes, shohim vetëm vlerësime pozitive të eprorëve të tij në vite. Një karrierë ushtarake e merituar dhe e arritur përmes studimeve, që ishin pasioni i tij konstant; përmes punës së ndershme, kualifikimeve, ndershmërisë morale dhe profesionalizmit të spikatur. Besim Canga do të fiksohet në kujtesën e ushtarakëve, të cilët përjetuan reformat e vështira të pas 97-tës, si shefi i parë i strukturës së re të EOD-së, të krijuar e konsoliduar gjatë fazës 1999-2000. Ishte formacioni i parë luftarak në organikën e Forcave tona të Armatosura, i cili do të kishte për mision të ndeshej ballas me rreziqet kapitale që kërcënonin popullatën shqiptare në disa zona të vendit, të cilësuara nga ekspertë e NATO-s, si hot spote (vatra të nxehta). Shpërthimi i depove ushtarake nga turmat e zemëruara popullore pas rënies së firmave rentiere në vend, gjatë shkurt-marsit 97, sikurse dihet, krijoi precedentin më terrorizues që ka njohur historia e vendit: Kudo, nëpër terrene të hapura, pas marrjes së armëve, mbetën sipërfaqe të tëra të infektuara me mina, fishekë të kalibrave të ndryshëm, granata dore dhe antitanke, etj, etj. Të gjitha këto mund të shkaktonin çdo ditë nga një tragjedi njerëzore, po të mos ndërhyhej. Në veri; zona të tilla ishin: Ura e Gjadrit, Gjegjan, Malësi e Lezhës, Laç, Peshkopi, Suç, Klos e Qaf-Shtamë. Kurse në Jug; Palikesht, Mbreshtan, Gjeroven, Picar, Kordhocë, Pilur e Sinanaj. Për çdo xhenier apo ekspert shqiptar EOD-je, është e qartë se çdonjeri nga këto rajone lidhet për një mijë arsye me emrin e Besim Cangës. Ishte pikërisht ai, i cili do të niste betejën e pandërprerë me këto vatra vdekjeje, për ti sjellë banorëve sigurinë e jetës së përditshme. Ai do ti sfidonte njëra pas tjetrës këto humnera të zeza, duke udhëhequr mjeshtërisht skuadrat e pastrimit nga periferia e zonave të ndotura, drejt qendrës, ku rrezikshmëria; në mos 100%, ishte doemos 75%. Pra, ai e dinte se çdetyrë kishte. Por nuk u zmbraps, as edhe një herë të vetme. Të gjitha operacionet e drejtuara nga ai, qenë të gjithë të suksesshëm. Garancia për këtë, natyrisht i atribuohet Besim Cangës dhe shokëve të tij. Ishte padyshim më profesionisti mes nesh, më kurajozi dhe natyrisht, ishe shembull për ne, se si mund të motivoheshim për tu bërë mjeshtra çminimi, shprehej për të miku e kolegu më i afërt i tij, Luan Shaba. Puna në të tri vatrat e infektuara në jug; Palikesht, Mbreshtan e Gjeroven ishte sa e rrezikshme aq dhe volumore. Çdo ditë evadohej rreth 33 ton municione te paplasura e inerte. Modest e fjalëpakë, Besimi gjatë kësaj periudhe, shumë rrallë preferonte të shfaqej në faqe gazetash apo ekrane televizionesh. Kjo ngaqë ai kërkonte gjithnjë që të dilte puna e shokëve të tij, dhe jo ai vetë. Janë heronj, thoshte ai për ta. Po në fakt në krye të tyre, në vorbullën e rrezikut, gjithnjë udhëhiqte ai vetë. Dhe gazetarët e dinin mirë se çduhej të bënin. Kushedi sa jetë njerëzore do të ishin sakrifikuar, sikur të mos ish bërë gjithë ajo punë nga Besimi dhe shokët e tij në këto zona. Ndoshta me qindra... Shpërthimi në Dhëmblan, i para tre vjetëve, ishte një tjetër provë trimërie e profesionalizmi për Besim Cangën. Në pozicionin e punës si gazetar i së përjavshmes Ushtria, e kam parë Besimin aty, që të nesërmen, të veshur me kostumin e çminimit, pikërisht në qendrën e shpërthimit. Nxehtësia ishte ende shumë e lartë, dhe shpesh kishte shpërthime të vogla. Skuadra EOD, e ndarë sipas sektorëve rrëmonte për gjetjen e trupit të një prej shokëve që kishte dhënë jetën aty. Besimi ishte i përqëndruar tërësisht në mision. Me lopatë xheniere, rrëmonte e rrëmonte dhe djersët i fshinte herë pas here duke hequr skafandrën. E pashë shqetësimin e tij, bëhej nervoz që trupi i të ndjerit nuk po gjendej qysh prej dy ditësh. Besim Canga ishte njeri që për detyrën merakosej në çdo qelizë të trupit. Kur kishte ndonjë detyrë ende të parealizuar, Besimi nuk dinte çështë pushimi, nuk flinte, nuk priste që dikush nga eprorët tja kujtonte për herë të dytë atë. Sedra profesionale që posedonte, kishte bërë që ai të ishte më i miri i skuadrës EOD dhe padyshim më sfidanti në gjithë historinë e kësaj strukture që nga krijimi i saj. Që prej dhjetë vjetësh në këtë detyrë, ai nuk kishte dështuar, asnjëherë. Ai i përkiste asaj kategorie ushtarakësh, që pa mëdyshje cilësohet pjesa elitare e Ushtrisë. Besimi ishte i ndërgjegjshëm se në çdo mision të ri që ndërmerrte si ekspert çminimi, edhe mund të sakrifikonte veten. Por kjo, kurrë nuk e zmbrapsi atë. Atij kushedi sa herë i kishte ngritur pusi vdekja; në Palikesht, në Mbreshtan, në Gjeroven, në Dhëmblan, etj, etj, dhe ai gjithnjë e kish sfiduar atë. Ndërsa ajo që ndodhi në Gerdec, në të vërtetë dukej sikur nuk lidhej fare me atë që kishte për mision Besimi. Ai tani ishte një oficer në rezervë, për hir të ca rregullave strikte, dhe jo gjithnjë me kuptim, (dua ta theksoj fort këtë), që na paska reforma ushtarake, strukturimi i ri, etj, etj. Besimi ishte i angazhuar këtu, tashmë si... civil. Shpërthimi ishte... atomik. Dukej sikur zemërimi i së keqes, ishte akumuluar pikërisht aty, për të marrë 26 jetë njerëzish, mes tyre edhe Besimin tonë të shtrenjtë. Po, po; forca e djallit ishte mbledhur tamam në Gërdec, për të sfiduar kështu ndjeshmërinë, sentimentin, mençurinë, profesionalizmin dhe forcën e karakterit të Besimit, ku çuditërisht koincidenca e emrit, përkon mrekullisht me aksesin që krijonte misioni i tij si çminues, kudo në zonat ku ai punoi e veproi, në gati gjysmën e territorit shqiptar. Gjatë gjithë kësaj kohe të pas Gërdecit, kam takuar mjaft njerëz, nga ata që kanë patur fatkeqësi të rënda në familje. Kam dëgjuar të flit