Debate në KQZ, opozita braktis mbledhjen
10/12/2010 Me shumicë votash komisioni miraton përdorimin e kamerave gjatë procesit të votimit
Mazhoranca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar e vetme dy projektvendimet e parashikuara në rend të ditës për përdorimin e kamerave dhe monitorëve gjatë numërimit të votave, si dhe listën e partive që kanë të drejtë të kenë anëtarë në KZAZ. Kjo, pasi qysh në fillim të mbledhjes “opozita” në këtë komision braktisi punimet. Shkak për këtë është bërë një incident mbi etikën e komunikimit mes anëtarit Pandeli Varfi dhe Hysen Osmanaj. Pak më herët anëtari Varfi kërkoi marrjen e mendimit edhe nga partitë politike për projektet në fjalë. “Qëllimi kryesor janë partitë, dhe mendoj se janë pikërisht këto partitë që duhet të na jepnin një farë përshtypjeje, një farë mendimi në lidhje me këtë, sepse përsëri në funksion të atyre ne do të procedojmë. Duhet bërë një takim me këto partitë, të merren mendimet e tyre në lidhje me këtë sistem”, tha ai. Por “kundërshtari” i tij deklaroi të kundërtën. “Nëse nuk na japin një informacion partitë politike, ne nuk mund t’i detyrojmë partitë politike, që ata të na thonë ne nëse janë të vlefshme këto kamerat apo s’janë të vlefshme këto kamerat. Ne i kemi lajmëruar partitë politike, duhet të ishin këtu në sallë, të japin edhe ato mendimet e tyre”, tha Osmanaj. Braktisja e mbledhjeve të komisioneve apo dhe e seancave është njohur deri tani si një fenomen i ligjvënëseve, por që dalëngadalë po kthehet në praktikë të përgjithshme.
Republikanët dhe socialdemokratët përjashtohen nga përfaqësimi në KZAZ
Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate nuk do të përfaqësohen më me anëtarë në komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Këto komisione do të përfaqësohen nga të zgjedhurit e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PBDNJ e Vangjel Dules. Ky lloj konfigurimi respekton dispozitat e Kodit Zgjedhor në nenin 29 të tij, duke përkuar njëkohësisht me konfigurimin politik të parlamentit. Po dje, KQZ miratoi edhe projektvendimin “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në vendin e numërimit të votave”. Kodi Zgjedhor në nenin 94, pika 4, përcakton se në vendin e numërimit të votave, KQZ-ja vendos për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve) për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre. Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi çdo tavolinë numërimi për regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi dhe transmetimin në kohë reale në monitorë (ekrane) të vendosur përballë vëzhguesve. KQZ nga ana e saj do të realizojë edhe një sistem për të monitoruar procesin e numërimit të votave në çdo VNV.