Selami premton rikthim në Shqipëri, por jo këtë herë
10/12/2010 Presidenti Topi zhvillon takime kortezhe me ish kreun e PD-së
Qëllimi i takimit me kreun e shtetit dhe vlerësimi për kontributet e tij
I rikthyer për të disatën herë në Shqipëri, edhe këtë herë Eduard Selami, një prej një nga pjesëmarrësve të Lëvizjes Studentore dhe ish-drejtues i lartë i Partisë Demokratike, nuk do të qëndrojë as këtë herë përfundimisht në vendlindje. Ai do të kthehet në Amerikë, në vendin ku jeton tashmë prej shumë vitesh, që pas largimit qysh në vitin 1995. “Jo, unë nuk e kam lënë ndonjëherë me shpirt dhe mendje Shqipërinë, por nuk është një vizitë përfundimtare, do të kthehem përsëri në Amerikë”, tha Selami gjatë një prononcimi për mediat, pas një takimi që zhvilloi me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Presidentit, kreu i shtetit zhvilloi në Presidencë një takim kortezie, me rastin e rikthimit të Selamit për 20-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore, më 8 Dhjetor 1990. Të njëjtën gjë deklaroi edhe vetë Selami, pas takimit që zgjati rreth 60 minuta. “Në radhë të parë më lejoni t’u uroj gëzuar 8 Dhjetorin dhe festën e demokracisë të gjithë shqiptarëve dhe të shpreh simpatinë për zonat e përmbytura dhe për të gjithë ata njerëz që janë nën presionin e kësaj fatkeqësie natyrore. Qëllimi im i vizitës është thjesht për të festuar”, deklaroi ai. Ai shprehu konsideratat e larta për kontributin e Presidentit Topi, kontribut që për shkak të modestisë së vetë kryetarit të shtetit, ka mbetur i fshehur. “Me zotin Topi na lidh një miqësi e vjetër, është një nga nismëtarët e dhjetorit, por një nga ana të fshehtët, që modestia nuk e lë të tregojë kontributin e tij. Patjetër që është një njeri me kontribut të veçantë dhe diskutuam për situatën e tanishme aktuale dhe për përmbytjen”, vijoi ish-funksionari i PD-së.
Qëllimi i takimit
Situata emergjente kryesisht në Shkodër, shkëmbimi i mendimeve dhe pikëpamjeve mbi rrjedhën dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit, forcimin e institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës, arritjet e vendit në drejtim të integrimit euroatlantik dhe sfidat me të cilat duhet të përballemi në të ardhmen me synim përmbushjen e plotë të aspiratave të popullit shqiptar për t’u bërë anëtarë të denjë të familjes së madhe evropiane, ishin temat e diskutimit mes kreut të shtetit dhe Eduard Selamit.