Gjykata vendos: Prudentino do të ekstradohet
10/12/2010 I pandehuri nuk ka më akuza në Shqipëri
VLORE- Pas 3 seancave të dështuara, gjykata e Vlorës ka dhënë përfundimisht vendimin se Albino Prudentino do të ekstradohet në shtetin Italian, e kontestuar prej avokatit por e pranuar nga vet i pandehuri. Ashtu si edhe seanca paraardhëse, sapo ka procesi edhe ditën e sotme avokati I të pandehurit Prudentino, Ferdinand Doja është shprehur se ky process është I parregullt si dhe kërkon ende kohë duke e shtyrë seancën në një ditë tjetër. I pranishëm në sallë ka qenë edhe vet Prudentino ndërkohë që avokati ka replikuar disa herë me gjykatësen Herila Cela, ku Doja është shprehur se ky është një gjykim formal ku ka shkelje të rëndë të së drejtave dhe ka cilësuar në këto kushte ekstradimin antiligjor dhe antikushtetues. Fillimisht në kërkesën paraprake të drejtuar nga pala mbrojtëse ishte si objekt vendosja në dispozicion e të gjithë fashikullit për procedim penal të Albino Rudentino nga prokuroria e VLorës dhe ajo e Tiranës ku avokati I të pandehurit është shprehur se kërkonte kohë që të njihej me gjithë materialin që atij dhe klientit të tij nuk I ishin vënë asnjëherë në dispozicion të tij. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga prokurori I kësaj çështjeje Maksim Sota i cili është shprehur se Prudentino tashmë nuk ka asnjë akuzë pasi dosja tashmë është transferuar në shtetin Italian pasi është bërë edhe ndarja e procedimeve . Prokurori shton se për të pandehurin nga ana e prokurorisë ishte një procedim për pastrim parash pro tashmë janë ndarë aktet dhe dosja tjetër e cila po gjykohet në shqipëri për bizneset që përfshihen në këtë akuzë, ndërsa për të akuzuarin nuk ka asnjë akuzë që mund ta mbajë në Shqipëri. I pandehuri ka kërkuar fjalën për të lexuar një letër të shkruajtur nga ai vet. Që në fillim të letrës, Prudentino shprehet se ka pasur një proces të parregullt ndërkohë që nuk është sqaruar për arrestimin e tij. Ai ka deklaruar se e gjithë çfarë kërkon dhe që e ka kërkuar që në fillim është ekstradimi I tij në shtetin Italian. Gjykatësja Herila Cela u tërhoq për të marrë vendimin dhe më pas vendosi që të ekstradojë Albino Prudentino për në shtetin Italian pas kërkesës që erdhi nga drejtësia Italiane me vendim të gjykatës së Leces. Mbrojtja ka bërë me dije se do ta ankimojë këtë vendim. Dh. Spiro