Nju-Jork, Topi takon personalitete të larta
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ndodhet në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka marrë pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti amerikan Xhorxh Bush. Gjatë pritjes, presidenti Topi pati mundësinë të takohet dhe të shkëmbejë mendime me personalitete të larta të politikës botërore. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit u takua dhe me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe së bashku, në krye të delegacioneve zyrtare respektive, ishin të pranishëm në një darkë dhënë për nder të tyre nga misioni ynë diplomatik në SHBA. Presidenti Topi është duke ndjekur hapjen e punimeve të Debatit të Përgjithshëm në sesionin e 63-të të Asamblesë së OKB-së, ndërkohë që në axhendën e Kryetarit të Shtetit parashikohen një sërë takimesh me homologë të tij, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të KE-së, Terri Devis.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008