“Viti 2009, i rëndësishëm për investime”
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Financave dhe përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një konferencë të përbashkët, paraqitën analizën për performancën e buxhetit 2008 dhe planin për buxhetin 2009. Sipas ministrit Bode, 8-mujori në realizimin e të ardhurave buxhetore është konform planit dhe me një tejkalim të lehtë të programit sipas buxhetit shtesë dhe me një ecuri pozitive të shpenzimeve. Përgatitja e buxhetit për vitin 2009 përbënte thelbin e debatit dhe diskutimeve me FMN-në, duke theksuar se është një vit i rëndësishëm për investim, sepse do të shoqërojë një vit zgjedhor, dhe hartohet në një moment kur problemet në tregun financiar botëror janë evidente. “Sigurisht që ka ministri që edhe në programin e investimeve kanë probleme në ecurinë e tyre gjatë vitit, por në tërësi, ecuria e investimeve publike konfirmon një performancë më të mirë të administratës në disbursimin e fondeve dhe përfundimin e veprave të nisura”, - theksoi ministri Bode. Pjesën kryesore të investimeve publike e përbëjnë investimet në infrastrukturën rrugore dhe projektet e mëdha, që përbëjnë bazën kryesore të realizimit të programit të investimeve për vitin 2008.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008