E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate rreth qendrueshmerise financiare te Kosoves

Ne Kosove partite opozitare e kane kritikuar ashper qeverine e Kosoves e cila ka mbushur 100 dite te punes se saj. Kritikat me te ashpra lidhen me shqetesimet qe nxiti vendimi i Fondit Monetar Nderkombetar per nderprerjen e marreveshjes se arritur ne korrik te vitit te kaluar qe kishte per qellim te rivendose qendrueshmerine fiskale dhe te ruaje qendrueshmerine financiare te Kosoves. Nderprerja e marreveshjes ishte rrjedhoje e vendimit te qeverise per rritjen e pagave te punonjesve te sektorit publik. Me kete nderprerje Kosoves i eshte pamundesuar qasja ne  mbeshtetjen e premtuar financiare prej 156 milion eurosh nga Fondi monetar Banka Boterore dhe Komisioni Evropian. Deputeti nga radhet e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ardian Gjini tha se vendimi i Fondit Monetar ishte pasoje e veprimeve te palejueshme te qeverise.

Mendoj se Kosova eshte e hendikepuar per shkak te kesaj qe ka ndodh mirepo duhet te provojme qe te nxjerrim mesim. Kosova duhet te mesoj qe te sillet ne menyre te pergjegjshme ndaj institucioneve nderkombetare ndaj vetvetes dhe ndaj popullit vet. Sjellja e papergjegjshme na ka sjell ne situate te palakmueshme tani dhe mendoj se duhet detyrimisht qe te nxjerret mesim tha zoti Gjini.

Por qeveria e Kosoves mohon vleresimet se vendi do te kete pasoja te renda. Ministri i Financave Bedri Hamza i tha Zerit te Amerikes se eshte arritur nje marreveshje me Fondin per vezhgimin e politikave ekonomike te Kosoves per vitin 2011. Kjo marreveshje thote ai parashikohet te kete dy rishqyrtime nje ne vjeshte dhe nje ne fund te ketij vitit apo ne fillim te vitit te ardhshem.

Nese rishikimi i pare eshte pozitiv atehere Banka Boterore mund te derdh mjetet e premtuara ne buxhetin e Kosoves. Kosova aktualisht ka nje trend pozitiv te hyrave ka inkasuar te hyra me shume se sa qe ka shpenzuar bilanci eshte pozitiv dhe normalisht krejt cka mundet me ndodh eshte qe bilanci bankar nga 476 milion euro te parapara me buxhet me marreveshjen me Fondin Monetar Nderkombetar jemi akorduar qe ky bilanc bankar te jete rreth 300 milion euro tha ministri Hamza.

Zoti Hamza thote se qeveria pret te realizoje fondet duke plotesuar kushtet qe nenkuptojne disiplinen financiare nje kerkese kjo e cila u shtrua edhe Komisioni Evropian.

Kushtet jane qe kjo marreveshje te respektohet marreveshja eshte shume e mundshme te respektohet kerkon disiplineperkushtim angazhim ditor dhe nese kjo marreveshje perfundohet suksesshem per cka ne jemi te perkushtuar qe te gjitha veprimet qe jane te nevojshme me i ndermarr ti ndermarrim. Pastaj hapet mundesia per marreveshjen e re ne fillim te vitit 2012 e cila mundeson qasje ne fondet e Fondit Monetar Nderkombetar qe jane kredi dhe normalisht edhe ne donacionet tjera tha ministri Hamza.

Mund te arrihet me shume kujdes. Personalisht jam shume skeptik se qeveria aktuale mund te beje nje gje te tille mos harroni se kane dhene edhe premtime tjera para publikut te Kosoves edhe sot po ndodhin premtime per rritje te pagave pa mbulese. Ka projekte te cilat nuk jane perfunduar per shkak te mungeses se mjeteve. Une shpresoj qe nje gje e tille do te arrihet per shkak se do te pesoje Kosova ne afatgjate mirepo edhe njehere po ju them se jam shume skeptik se  qeveria aktuale mund te arrij nivelin e pergjegjesise i cili i duhet vendit tha deputeti Gjini.

Kosova shpalli pavaresise ne shkurt te vitit 2008 ndersa ne qershor te vitit 2009 ajo u be anetare e Fondit Monetar Nderkombetare dhe Bankes Boterore me gjithe kundershtimet e Serbise e cila vazhdon te kundershtoje pavaresine e shtetit te ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›