Kroatet gjermanet dhe austriaket ne konkurrence per Telekomin e Kosoves

Ne Kosove komisioni qeveritar per privatizimin Postes dhe Telekomunikacionit njoftoi se dy kompani nje nga Austria dhe nje tjeter me kapital te perbashket kroato-gjerman kane fituar te drejten te konkurrojne ne tenderin per blerjen e 75 per qind te aksioneve te Postes dhe Telekomunikacionit te Kosoves.
Nga konkurrenca kane rene tri kompani te tjera nga Shqiperia Jemeni dhe Egjipti.
Ne njoftim thuhet se kompanite e kualifikuara kane mbi 170 milion abonente ne mbare boten jane te shtrira pothuajse ne te gjitha pjeset e globit dhe kane kapital te mjaftueshem. Hyrja e nje operatori te madh te telefonise celulare ne Kosove garanton nje zhvillim te hovshem te ketij tregu dhe eshte nje shembull i suksesshem i investimit ne Kosove thuhet ne njoftim.
Vendimi per privatizimin e Postes dhe Telekomunikacionit qe eshte nje nga ndermarrjet publike me fitimprurese ne Kosove u miratua ne mars te ketij viti ne kuader te ligjit per buxhetin e Kosoves. Opozita e ka kundershtuar ashper vendimin shitjen e Postes dhe Telekomunikacionit.
Mospajtimet rreth ketij privatizimi ne vjeshten e kaluar ishte nje nga shkaqet qe cuan ne krizen institucionale ne vend qe u pasua me zgjedhjet e parakohshme.