E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje pjesetar i KFOR-it akuzohet per keqtrajtim seksual

Ne Kosove zyrtaret e NATO-s bene te ditur se nje pjesetar i forcave paqeruajtese eshte akuzuar per keqtrajtim seksual te disa femrave qe punonin ne nje kamp te ketyre forcave ne pjesen perendimore te Kosoves. Ndonese zyrtaret nuk e identifikuan autorin mesohet se Hans Wichter 37 vjecar nga Austria dyshohet per perdhunim marredhenie te detyruar seksuale dhe keqperdorim te pozites se tij prej eprori.

Ne nje njoftim te KFOR-it thuhet se i dyshuari me sa duket i ka detyruar disa punonjesve te kryejne marredhenie seksuale kunder deshires se tyre. Pas nje hetimi te brendshem rasti po hetohet nga autoritetet kombetare ushtarake te ushtarit para prokurorise kombetare pergjegjese.

KFOR-i mirepret reagimin e vendosur dhe te shpejte te autoriteteve pergjegjese ushtarake. KFOR-i nuk toleron asnje shkelje te ligjit thuhet ne nje njoftim te forcave te NATO-s ne Kosove.

Pjesetaret e NATO-s sikurse edhe te misioneve civile nderkombetare nuk u nenshtrohen ligjeve ne Kosove dhe jane te mbrojtur nga ndjekja e drejtesise vendase.

Ne fund te luftes ne Kosove ne vitin 1999 atje u vendosen rreth 50 mije ushtare te NATO-s ndersa prania e tyre u shkurtua vit pas viti. Deri ne fund te vitit 2001 ne Kosove pritet te mbesin rreth 5 mije pjesetare te KFOR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›