Rama, mohon planin e blerjes së deputetëve të PD nga PS
Gjatë një konference për shty pas mbledhje së Kryesisë së Partisë Socialiste, kreu i PS, Edi Rama e mohoi informacionin për blerjen e disa deputetëve të Partisë Demokratike nga Partia Socialiste për të formuar qeverinë e re, si dhe ofertën që i ka bërë kreut të LSI, Ilir Metës për kryeministër. Ndërkohë, unë e mohoj atë që ai ka thënë konkretisht, lidhur me pyetjen tuaj dhe faktin tërësisht të pavërtetë, se paska pasur një ofertë nga PS.
PS ka qenë e qartë qysh në krye të herës, kur ka vendosur të ndërtojë një koalicion vlerash dhe një bashkim të ri qytetarësh dhe jo një aleancë në një bashkim të vjetër kryetarësh, tha Rama.Ai shto se kjo ka qenë zgjedhja e PS dhe se ndihej krenar për zgjedhjen e bërë. Sepse sot përfaqësojmë më shumë se asnjëherë tjetër një shtëpi politike vlerash dhe jemi më shumë se asnjëherë tjetër përfaqësuesit e qytetarëve e qytetareve të këtij vendit që duan një politikë për interesat e tyre dhe jo një politikë për interesat e të njëjtëve grusht njerëzish, që për 18 vjet bëjnë të njëjtat pazare, duke krijuar të njëjtat qeveri, për të njëjtat oborre familjare, klanore, për të ushqyer të njëjtat kanale korrupsioni dhe për të mbajtur në këmbë të njëjtat interesa, që nuk kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta të Shqipërisë dhe shqiptarëve, vijoi ai. Gjithashtu Rama u shpreh se publiku duhet të jetë i sigurt, se PS është një familje e madhe dhe e shëndetshme politike. Pa asnjë dyshim, ne jemi të vetëdijshëm për gjithçka kemi bërë e për gjithçka që pritet të bëjmë. Ndërkohë, që ju siguroj ju dhe gjithë të tjerët, se rezultati i këtyre zgjedhjeve, i cili për ne nuk ishte i mjaftueshëm, nuk do të bëhet dot alibi për askënd që ta kthej mbrapa Partinë Socialiste. PS do të shohë përpara dhe do të shkoj përpara për të kthyer në alternativë qeverisëse në pushtet këtë projekt që e ka bërë PS në 28 qershor forcën e parë politikë në Shqipëri, theksoi Rama.