Mirë kryeministrin, po qytetarët kush i mbron?
Blendi Kajsiu
Thelbi i reformës kushtetuese që po lind mes PD-së dhe PS-së është betonimi i institucionit të kryeministrit. Proporcionali rajonal eliminon si partitë e vogla ...ashtu edhe rrezikun e fraksioneve tek partitë e mëdha, duke forcuar pozitat e kryeministrit dhe të kryetarit të partisë. Zgjedhja e presidentit me shumicë të thjeshtë e bën atë një vartës të rëndomtë të kryeministrit, teksa hedh në erë pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Po kështu mocioni i mosbesimit me një kryeministër alternativ eliminon që në potencial grupe që i kundërvihen kryeministrit tek shumica në Parlament. Me fjalë të tjera kemi të bëjmë me amendime kushtetuese që eliminojnë jo vetëm rreziqet aktuale, por edhe ato potenciale ndaj kryeministrit. Çka do të thotë që ‘problemi’ që po zgjidh reforma aktuale kushtetuese është dobësia e institucionit të kryeministrit!
Ajo që të habit është arsyeja që i ka shtyrë ‘reformuesit kushtetor’ të mendojnë se Shqipëria ka vuajtur nga dobësia e institucionit të kryeministrit. Natyrisht mund të ketë pasur momente në historinë e tranzicionit shqiptar kur institucioni i kryeministrit është anashkaluar ose dobësuar, por a mund të themi sot se Shqipëria vuan nga një kryeministër i dobët? Përkundrazi ne kemi sot një kryeministër që pas një krimi shtetëror si Gërdeci vazhdon të qëndrojë në detyrë, duke përdorur injorancën informative si justifikim. Madje, edhe duke kërkuar mirënjohjen e gërdecarëve për ndihmën që iu dha pas shpërthimit dhe integrimit në NATO. Ndërkohë në grupin parlamentar të PD-së deputetët duket se e besojnë aq shumë ekzekutivin aktual saqë as nuk e mendojnë dot diçka me emrin ‘mocion mosbesimi’. Por edhe para Gërdecit është e vështirë të mendosh se problemet me qeverisjen e PD-së vinin nga fakti se ekzekutivi kishte një kryeministër të dobët.
Ndërsa gatishmëria e kryeministrit aktual për një reformë kushtetuese që betonon pozitat e tij në ekzekutiv dhe parti është e kuptueshme, ajo që të trondit është qëndrimi i Partisë Socialiste. Së pari, pasi ka kërkuar pa sukses dorëheqjen e kryeministrit Berisha edhe pas një ngjarje si Gërdeci, PS-ja bie dakord me Berishën se institucioni i Kryeministrisë duhet forcuar! Së dyti, PS-ja është bërë aq bashkëpunuese në reformën elektorale sa ka harruar t’i kërkojë ekzekutivit detyrimet që nuk kanë nevojë fare për përfshirjen e saj, si p.sh regjistrimi i popullatës dhe kartat e identitetit. Kjo nuk do të thotë se PD-ja dhe PS-ja nuk duhet të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore, por zgjedhjet në Shqipëri nuk janë shkatërruar nga mungesa e bashkëpunimit pozitë–opozitë, por nga mungesa e vullnetit të shumicës në pushtet që nuk ka realizuar as standarde bazë si kartat e identitetit. Së treti, PS-ja ka shprehur gatishmërinë për reforma me ekzekutivin aktual, edhe në fusha si sistemi i drejtësisë. Se ku buron legjitimiteti i reformimit të sistemit e drejtësisë me një ekzekutiv që në fakt është nën hetim nga drejtësia, këtë vetëm PS-ja mund ta dijë. Së fundi, dhe për hir të forcimit të institucionit të kryeministrit PS-ja e ka mbyllur kapitullin e Gërdecit, bashkë me kërkesën e dorëheqjes së kryeministrit aktual. Aq sa tani PS-ja është mobilizuar për të forcuar pozitat e kryeministrit aktual.
Që nuk ka asnjë qëndrim parimor në këtë ’politikë të re’ të opozitës socialiste kjo është mëse e qartë. Ajo që është shqetësuese është fakti që e gjithë kjo reformë po bazohet tek interesat e ngushta personale të dy liderëve Berisha dhe Rama. I pari e do këtë reformë për të menaxhuar të tashmen, i dyti për të ardhmen. Gërdeci hodhi në erë jo vetëm fabulën anti-korrupsion të Berishës, por nxori zbuluar edhe përfshirjen aktive të shtetit dhe ekzekutivit në një krim shtetëror sa tragjik aq edhe korruptiv. Në këto kushte Berishës i duhet të forcojë pozitat e tij si në qeveri, ashtu edhe në parti. Një institucion të fortë të kryeministrit e kërkon edhe Rama, i bindur se në 2009-ën do të jetë ai kreu i ekzekutivit shqiptar. Në këto kushte dorëheqja e Berishës bëhet e panevojshme për kreun e PS-së, madje e dëmshme, sidomos kur zgjedhjet mund të fitohen shumë më lehtë nga PS-ja përballë një kryeministri tashmë pa fabul si Berisha. Aq më tepër kur edhe shumë segmente brenda vetë PS-së mund të mos jenë të interesuara që Gërdeci të zbardhet deri në fund, pasi ai nxori në pah kapjen jo vetëm të një, por të disa qeverive.
Për të gjitha këto arsye si PD-ja ashtu dhe partia më e madhe e opozitës PS-ja janë vënë në mbrojtje të kryeministrit. Përveç mbrojtjes politike tashmë kryeministri do të ketë edhe një mbrojtje kushtetuese. Pyetja shtrohet; po qytetarët kush i mbron, veçanërisht ata që u hodhën në erë nga shteti? Eshtë e kotë ta kërkojmë mbrojtjen e qytetarëve tek Prokuroria dhe gjykatat, pasi këto nuk janë veçse mekanizma të shtetit. Kur të vret vetë shteti është e kotë të kërkosh zgjidhje tek mekanizmat e tij. Këtë tashmë e dimë të gjithë, ndonëse të gjithë bëjmë sikur po presim që Prokuroria të zbardhë çështjen e Gërdecit. A thua se një apo dy prokurorë do arrijnë të hetojnë kryeministrin apo ministrin e Mbrojtjes, që në fakt edhe sot mbrohen me Kushtetutë, ndërsa nesër do të mbrohen akoma më shumë.
Deri dje qytetarët në Shqipëri i mbronte opozita. Në një vend si Shqipëria ku çdo institucion ‘i pavarur’ herët a vonë bie nën thundrën e pushtetit, opozita ishte shtylla e demokracisë, si ajo socialiste e fillimit të tranzicionit ashtu dhe ajo demokrate e pas 1997-ës. Ndonëse herë pas here opozita e djeshme e PD-së ka pasur ndonjë ekses, apo ndonjë thyerje xhami, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Natyrisht zëri i saj ishte shpesh i çjerrur, i paartikuluar, militantët e saj shpesh quheshin mitingash. Ama një nga arsyet që socialistëve nuk u ka ndodhur Gërdeci më shumë sesa tek morali apo aftësitë e tyre qeverisëse, duhet kërkuar tek zëri kumbues i opozitës së djeshme që denonconte, edhe në mënyrë të ekzagjeruar, dhunimet që pushteti i bënte qytetarëve. Gërdeci mund të ndodhte shumë lehtë nën hijen e ‘opozitës konstruktive’ sot sesa nën denoncimet e ’opozitës destruktive’ dje. Edhe pushteti i djeshëm ashtu sikurse ky i sotmi ishte përmbi institucione si Prokuroria dhe gjykatat. Prandaj institucioni i vetëm që mbante gjallë demokracinë dhe të drejtat e qytetarit dje ishte opozita, ajo ishte i vetmi institucion që nuk kontrollohej ndonëse sabotohej nga pushteti.
Sot në Shqipëri mungon opozita dhe për pasojë qytetarët janë të pambrojtur. Sot turmave të irrituara me një krim shtetëror u mbahen leksione mbi integrimin dhe NATO-n. Në emër të ‘politikës së re’, ‘integrimit’ apo ‘opozitës konstruktive’ po eliminohet mburoja kryesore e demokracisë dhe e qytetarit, opozita. Dhe e gjitha kjo ndodh teksa pushteti ekzekutiv po konsolidohet edhe më tej përmbi institucionet e pavarura të shtetit, pikërisht atëherë kur më shumë se kurrë duhet të ishte nën to. Sot në mungesë të opozitës po kryhet një reformë kushtetuese që mbron kryeministrin por lë zbuluar qytetarët.