E Diel, 1 Nëntor 2026

“Debatet për kuorumin, falsitete të opozitës, raundet e para ezaurohen edhe pa kandidatë”

10-01-2012 / Gazeta 55

Ylli Manjani, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani akuzon Partinë Socialiste se me tendencat e shprehura në media për interpretime të neneve të Kushtetutës (lidhur me kuorumin), kërkon të zvarrisë procesin si dhe të krijojë alibinë e radhës, për rinisjen e politikës së bllokimit.
Sipas përfaqësuesit të LSI, zgjedhja e presidentit nuk do të thotë domosdo një proces jo politik, pasi në historinë pluraliste të Shqipërisë, procesi politik është ndjekur në të gjitha zgjedhjet e kreut të shtetit.
“Në momentin që fillon debati rreth leximit të pikave të nenit për zgjedhjen e Presidentit, ky nuk është më një proces politik, këtu palët kanë filluar t’i largohen njëra-tjetrës nga procesi politik dhe tentojnë të anashkalojnë njëra-tjetrën. Mazhoranca është shumë komode, siç do të ishte Rama në mazhorancë, dhe në fund të raundeve e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë. Në të gjitha zgjedhjet e Presidentit në Shqipëri ka pasur proces politik dhe në këtë rast nuk ka pse të mos ketë proces politik rreth debatit, kritereve apo staturës së kandidatit”, u shpreh Manjani.
Juristi Ylli Manjani analizon dhe nenin 87 të Kushtetutës, duke theksuar se amendimi i Kushtetutës në prill të 2008-ës ka përcaktuar nenin 87 se, nëse nuk paraqitet kandidat në seancën e parë.
Sipas tij, nga ky moment fillojnë e numërohen raundet, deri në raundin e 4-ërt, raundi i zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë.
“Raundet e para, me Kushtetutë, janë e ezauruara pa pasur kandidatë. Kjo funksionon deri në raundin e tretë (ku duhen 3/5 e votave të Kuvendit), ndërsa në raundin e katërt, apo të parafundit, President mund të zgjidhet kandidati që merr 50+1 të votave të anëtarëve të Kuvendit. Neni 87 i Kushtetutës me konsensusin e PS-së dhe PD-së në 2008 e ka zgjidhur krizën e Presidentit përmes ndryshimeve kushtetuese që u bënë në 2008 nga konsensusi Rama-Berisha. Pra, diskutimet për këtë çështje janë të pabaza si dhe bie çdo alibi e opozitës”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›