E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet që shtynë miratimin e ligjit “Për pensionet e ushtarakëve” në qeveri

• Projektligji “Për pensionet e ushtarakëve” ka shkaktuar debat në qeveri, në mbledhjen e 30 tetorit të këtij viti mes kryeministrit Berisha dhe zv/ministres së Mbrojtjes, Zana Xhuka e atij të Financave, Sherefedin Shehu.Kryeministri Berisha ka qenë kategorikisht kundër masës së shpërblimit të pensioneve suplementare për ushtarakët, pasi, sipas tij, kjo masë është mjaft e madhe dhe shkon më shumë se rroga mesatare e një shqiptari. Kryeministri i është drejtuar zv/ministres Xhuka, duke e pyetur se sa shkon pensioni suplementar që përfitojnë ushtarakët pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Zv/ministrja Xhuka është shprehur, se përfitimi i pensionit suplementar për ushtarakët vjen falë statusit të tyre dhe ata përfitojnë rreth 60 mijë lekë të reja në muaj me ligjin e ri. Por Xhuka ka shtuar, se ajo personalisht ka pasur rezervat e saj për këtë draft. Më pas kryeministri Berisha ka thënë se, “nuk mund të marrin pension suplementar  ata që rrinë në shtëpi, më shumë se paga mesatare e një shqiptari”. Në debat ka ndërhyrë edhe zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, i cili është shprehur se, “ne e kemi pranuar parimisht këtë draft, por nuk jemi dakord me të, nuk është se na ka pëlqyer propozimi”. Më pas kryeministri Berisha është shprehur se, “ushtarakët që përfitojnë nga ky ligj duhet të kenë diçka më shumë se mesatarja, por jo shifra të tilla. Përparësi duhet të ketë vetëm shefi i shtabit, i cili është zyrtar që largohet me ligj nga detyra, por jo ushtarakët e tjerë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›