E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondi i ekselencës, jepen bursat për 25 studentët fitues

• Shpallen 25 fituesit e parë të fondit të ekselencës i akorduar për herë të parë këtë vit për studentët e shkëlqyer.zirina llambro“Pas një përzgjedhje në bazë të kritereve të përcaktuara nga specialistët, sot shpallim fituesit si dhe shprehim sigurinë se me mbështetjen financiare të ofruar rritet mundësia e formimit të një brezi të ri shkencëtarësh, të përgatitur me dijet më të avancuara të kohës në të gjitha fushat”, tha dje gjatë një konference për shtyp zv.ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj. Ajo shtoi se  universiteteve tona u krijohen mundësi më të mira jo vetëm për staf të ri të kualifikuar, por dhe për kontakte të nivelit të lartë në shkencë me homologët evropianë, në mbështetje të përpjekjeve të tyre për përfshirjen me sukses në zonën evropiane të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit. “Kriteret për vlerësimin dhe klasifikimin e aplikimeve u hartuan nga Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës, organi i ekspertëve në këshillim të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, u shpreh Gjonaj. Sipas saj, komisione përzgjedhëse të ngritura nga profesorati shqiptar, me përfaqësues të fushave të ndryshme të shkencës, shqyrtuan dhe vlerësuan aplikimet e bëra dhe shpallën fitues të fondit të ekselencës studentë të doktoratës në fusha të shumta dhe të rëndësishme, si ato të shkencave mjekësore, shoqërore e humane, inxhinierike, bujqësore. Përfitues të këtij fondi janë gjithashtu shkencëtarë për studime postdoktorale, studentë, fitues të konkurseve apo olimpiadave ndërkombëtare, si dhe botues të veprave me nivel të lartë shkencor. Për herë të parë, Qeveria shqiptare caktoi një fond të veçantë në dispozicion të studentëve më të shkëlqyer shqiptarë, të diplomuar në universitetet e vendit apo të huaja, me synim mbështetjen e tyre për të vazhduar studimet doktorale e postdoktorale në universitete apo qendra kërkimore të njohura perëndimore. Për t’i ndihmuar ata në vijimin e mëtejshëm të studimeve, shuma e parave e akorduar këtë vit është plot 500 mijë euro. “Qeveria shqiptare ka vendosur rritjen e fondit të ekselencës për vitet e tjera në mbështetjen e të rinjve të talentuar për një ndryshim cilësor e sa më të shpejtë të të gjithë veprimtarisë akademike e kërkimore”, deklaroi Gjonaj.Fituesit nga fondi i ekselencës Për studimet e Doktoratës Në fushën e shkencave shoqërore1) Albana Cenollari 90 pikë; Psikologji-Oxford Brookes 2) Anamaria Skanjeti, 90 pikë3) Valbona Karapici, 90 pikë;  Ekonomik-  Gjermani4) Ersi Bozhegu    , 90pikë; Jurisprudencë- Itali5) Roland Ilia, 85 pikë6) Redi Myshketa, 80 pikë;  Ekonomi - Hungari7) Dritan Karadaku, 75 pikë;  pikë Filozofi- Paris, Francë   8) Julian Bejko, 75 pikë; Filozofi- Paris, Francë9) Sonila Sadikaj 75 pikë; Universiteti Bavarez” J. Maximilian”10) Ilir Kalemaj 75 pikë, Pedagogji- Selanik, Greqi11) Klodiana Beshku, 70 pikë; Gjeopolitik- Itali 12) Erion Kristo 60 pikë; Estetikë-Letërsi, Romë13) Etleva Lala, 55 pikë; Histori- Butapest, Hungari14) Rafaela Marteta, 55 pikë          a.2 Në fushën e shkencave të aplikuara1) Dariel Thereska, 85 pikë2) Dorian Minarolli, 75 pikë3) Ledjan Malaj 75 pikë, Teknologji-Farmaceutike, Itali 4) Brunilda Alushi, 75 pikë Mjekësi – Universiteti Torino5) Ardita Aliko, 65 pikë; Stomatologji - Milano6) Andi Bejleri, 65 pikë; Inxhinieri informatike, Londër7) Altin Gjevori, 65 pikë; Fizikë - Gjermani8) Dhurata Skuqi, 65 pikë; Fizikë-Universiteti Bolonjës9) Elior Vila, 65 pikë; Fizikë-Sofje10) Xhevaire Dulja, 65 pikë Mjedis- Bari, Italib. Për studimet e Postdoktoratës1) Klara Lagji, 95 pikë; Informatikë Gjuhësore, FrancëII. Renditja e kandidatëve që kanë fituar çmime në konkurse ndërkombëtare është si më poshtë:a.      SIFE b.      Gjergji Zaimi c.      Henri Dimo  500 mijë euro është fondi i ekselencës i akorduar nga qeveria për studentët e shkëlqyer. Ajo ka premtuar se për vitin e ardhshëm do ta rrisë më tepër këtë fond. Kjo për të ndihmuar në studimet e mëtejshme25 studentë janë shpallur fitues nga fondi i ekselencës. Ata kanë aplikuar më parë sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Nga ky fond kanë përfituar edhe shkencëtarët e rinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›