E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati, Kuvendi del me dy rezoluta

Komisioni i Medias diskutoi dje raportin e paraqitur nga KKRT-ja për vitin 2008. Raport i cili ka shkaktuar debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e komisionit, duke bërë kështu të pamundur miratimin e një rezolute të vetme. Mungesa e konsensusit mes palëve ka bërë që në Parlament të shkohet me dy projektrezoluta, një të PD-së dhe një të PS-së në lidhje me punën e bërë përgjatë një viti nga KKRT-ja. Deputetët e PS-së, nëpërmjet relatori Alfred Dalipi, kanë kritikuar punën e KKRT-së, duke theksuar se ajo nuk ka realizuar detyrat e veta në fushën e transmetimeve. Për PS-në, KKRT duhet të shkrihet, pasi është kthyer në një shtojcë që u shërben segmenteve dhe interesave të politikës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›