E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj në Gërdec: Në protestë për të rifituar dinjitetin

Në kuadër të javës së përkujtimit të tragjedisë së Gërdecit, aktivistët e G99-ës zhvilluan dje dy vizita në familjet Murati dhe Memoci, për të takuar Regina Muratin, vajzën tetëvjeçare që humbi krahun e djathtë gjatë shpërthimit, si dhe ish-policin 32-vjeçar, Dritan Memocin, të dëmtuar rëndë në të dyja këmbët, duke u përpjekur të kryente detyrën gjatë asaj dite të tragjedisë. "Sot nuk kemi takuar dy viktima, sot kemi takuar dy heronj. Regina, ashtu si e ka emrin, do bëhet një mbretëreshë e vërtetë, do vazhdojë të shkruajë me dorën e majtë dhe do të bëhet një doktoreshë e shkëlqyer. Dritani, me shpresë, shumë shpejt do të jetë më këmbë. Them se janë heronj, sepse këta janë heronjtë e mi sot dhe këta duhet të jenë heronjtë e shqiptarëve", tha Erion Veliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›