PD, kundër rinovimit të KOP-it
Ideja për riekspozimin e një strukture si Komiteti për Orientimin e Politikave në gjirin e Partisë Demokratike, ka gjetur kundërshtime në kampin blu. Strukturat e larta të partisë në pushtet kanë vendosur përfundimisht që në zgjedhjet e 28 qershorit të përfaqësohen me figurat më aktive në jetën politike dhe atë publike. Ky vendim ka mbajtur të ngrirë sërish rinovimin e Komitetit të Orientimit të Politikave, i cili u konsiderua në vitin 2005-së si një garniturë e suksesshme për t‘i sjellë fitoren Partisë Demokratike. Në gjirin e partisë kryesore në pushtet, ka nga ata që e cilësojnë fitoren e katër viteve më parë si një meritë të kësaj strukture të re. Nuk mungojnë mendimet se hyrja e KOP-it në "lojë" brenda PD-së ishte një dështim.
Pro
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, duke bërë një retrospektivë, e konsideroi hyrjen e 36 të rinjve në mënyrë të menjëhershme në politikë si ndikim pozitiv që i solli fitoren PD-së në zgjedhjet e vitit 2005. "Por mos të harrojmë se PD vinte nga tetë vite opozitë dhe kishte si synim sjelljen e ideve të reja, kurse tani PD vjen si një forcë qeverisëse dhe mazhorancë që është e konsoliduar, dhe resurset politike e përgatitjet për zgjedhje nuk i mungojnë dhe mendoj se KOP e ka kryer detyrën", theksoi deputeti Sula. Sipas tij, një pjesë e anëtarëve të KOP-it janë integruar fuqishëm në strukturat e PD-së dhe qeverisjen e vendit, dhe kontributi i anëtarëve të KOP-it si, Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë, ka qenë një kontribut i rëndësishëm. "Por gjykoj se kjo ndërthurje e politikanëve të rinj dhe politikanëve të vjetër do të jetë edhe baza e suksesit", tha ai. Në kërkim të elektoratit të ri, PD nuk nguron as të bëjë paralelizma për rivalët e tjerë politikë. Sula vlerëson se "përkrahësit më të mëdhenj të PD-së do të jenë të rinjtë. Duke pasur parasysh se opozita vjen si trashëgimtare e PPSH-së dhe bazën më të madhe të saj e ka pasur te personat që janë pensionistë, pa dashur t‘i paragjykojë ata në tërësi".
Kundër
Një pjesë e demokratëve kritikojnë ashpër politikën e ndjekur nga selia blu në lidhje me Komitetin e Orientimit të Politikave. Deputeti që kërkon të drejtojë PD-në e kryeqytetit, Besnik Mustafaj, mendon se "anëtarët e KOP-it të 2005-ës nuk janë një garniturë e Partisë Demokratike, por përfitues të qartë nga pushteti që kjo parti fitoi më 3 korrik 2005". Ish-shefi i diplomacisë në vitet e para të qeverisjes së demokratëve, nuk e quan të gabuar parimin e hyrjeve të reja në PD, por shprehet se "mësimi që duhet të nxjerrim ne demokratët nga kjo eksperiencë e pasuksesshme, është se çdonjëri, i ri apo i vjetër, për t‘u ngjitur në hierarkinë drejtuese të partisë apo të pushtetit të fituar nga partia, duhet t‘i nënshtrohet konkurrencës së fortë dhe të drejtë brenda partisë". Kjo "luftë" mes të rinjve dhe veteranëve të PD-së do të jetë në fokusin e vëmendjes përgjatë dy muajve në vazhdim, ku çelësi i gjithë kësaj do të lidhet drejtpërdrejt me renditjen që të dyja palët do të kenë në listat e kandidatëve për deputetë.