Debati Leskaj-Majko për ballistët
Në seancën parlamentare pati një debat ndërmjet demokratit Bujar Leskaj dhe socialistit Pandeli Majko në lidhje me ligjin e “Dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve”. “Është për të ardhur keq që edhe politikanë që kanë drejtuar lëvizjen studentore në vitin ‘90, si zoti Majko, flasin në komisionet parlamentare me gjuhën e kriminelit Kristo Themelko të vitit 1944. Ju ftoj të lexoni libra për nacionalizmin, lexoni për ato krime që shulja juaj bënte në nëntor-tetor 1944 në Tiranë mbi intelektualët”, the Leskaj. Ndërsa Majko reagoi, duke theksuar se tij dhe demokratit, ndahen se njëri është nip partizani dhe tjetri nip ballisti. “Në asnjë rast nuk do të hesht, nëse dikush mendon se ofron çmendurinë që parlamenti i Shqipërisë, të bëhet Parlamenti i vetëm në Evropë për të kompensuar krimet e kriminelët e luftës. Nëse dikush mendon themi ne kolaboracionistët dhe krimet e luftës ka të bëjë me ballistët,ne nuk i kemi përmendur. Kujt i kruhet le të kruhet, kush e ka mizën nën kësulë le të kruhet. Ne s’kemi ngacmuar njeri për këtë çështje”.