Qeveria miraton fonde shtesë për invalidët
Qeveria miratoi dje tre vendime për personat me aftësi të kufizuar. Konkretisht u miratua vendimin për rritjen e masës së mbulimit të shpenzimeve të paketës së materialeve higjieno-sanitare në masën 16 mijë lekë në muaj, nga 12 mijë lekë që është aktualisht. “Qeveria akordon për paketën higjieno-sanitare të tyre shumën prej 120 mijë lekë, kundrejt vetëm 90 mijë lekë që ia akordonte qeveria e mëparshme. Dhe sërish, me vendimin e sotëm, ne e rrisim atë në shumën 160 mijë lekë, pra, e rrisim mbi 80 për qind nga vlera që e gjetëm prej 90 mijë lekë”, theksoi kreu i qeverisë. Gjithashtu, pjesë e ndihmës ndaj tyre është edhe akordimi falas të sasisë prej 80 litra naftë në muaj, e barabartë me sasinë që u akordohet deputetëve të Kuvendit. “Kjo është një sasi për t’u përshëndetur dhe jo për t’u qortuar. Qeveria ka gjetur një kuotë prej 60 litrash”, theksoi Berisha.