Debati PS-PD në kuvend për ndarjen elektorale

07/02/2005 Pas tërheqjes së ekspetëve të OSBE-së, partitë do të diskutojnë në seancë mbi gjetjen e zgjidhjes
Bllokimi i bisedimeve për ndarjen e re zonale, do të sjellë sot debate të forta në seancën e Kuvendit. Burimet nga Partia Demokratike, kanë bërë të ditur se në seancë do të kërkohet zhbllokimi i situatës, pasi Bashkimi Evropian ka kërkuar që në datën 24 shkurt, të raportohet përfundimi i përmirësimit të legjislacionit në lidhje me zgjedhjet. Ankesat do ti paraqesin dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët kanë theksuar se janë demokratët ata që po kërkojnë të bëjnë pazar me ndarjen e zonave zgjedhore. Deri më tani është pranuar se palët kanë rënë dakort mbi kufijtë e 28 zonave zgjedhore, ndërsa kanë mbetur pezull dhe 72 të tjera. Duke e vlerësuar si një çështje primare, palët kanë vendosur që ta trajtojnë këtë çështje në seancën më të parë të Kuvendit të Shqipërisë. Diskutimet do të zhvillohen në kohën kur Prezenca e OSBE-së ka urdhëruar ekspertët të pezullojnë punën e tyre, për paraqitjen e varianteve të ndarjes zonale.
Minoritetet
Debati duket se është futur në një rrugë të vështirë, pas ndërhyrjes së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, për krijimin e një zone zgjedhore me elektorat minoritarësh. Socialistët, nga ana e tyre janë shprehur se nuk mund të ketë zona të privilegjuara, por ndarja duhet të zbatohet vetëm sipas mesatares së votuesve. që ka një zonë zgjedhore. Në këtë rast, debati është zhvendosur në zonën zgjedhore të Sarandës ku ka deklaruar kandidimin kryetari i socialistëve, Fatos Nano. Kërkesa e PBDNJ-së, ka gjetur mbështetjen e Partisë Demokratike, që ka pranuar formulën e paraqitur prej kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Tirana
Duke e parë kryeqytetin e Shqipërisë si qarkun ku janë vendosur shumica e shqiptarëve, ekspertët e OSBE-së dhe të partive politike, kanë pranuar shtimin me një zonë zgjedhore. Madje së fundi, është kërkuar që Tirana të ketë dhe dy deputetë më shumë nga sa ka pasur më parë. Këto zona, sipas propozimeve, duhet të hiqen nga Vlora. Gjithashtu, është kërkuar që një zonë të hiqet nga Berati dhe të shtohet në Dibër. Por, duke kundërshtuar këtë variant, socialistët kanë kërkuar që Tiranës ti shtohet një deputet gjithashtu dhe Dibrës po një, duke i hequr Vlorës të drejtën e një deputeti. Kjo ka sjellë dhe bllokimin e bisedimeve, pasi OSBE ka dekalruar se mes palëve, mungon vullneti politik.