Nano po gjuan anëtarët e KOP të padeklaruar

07/02/2005 Kryetari i Partisë Demokratike shpall strategjinë e partisë demokratike për zgjedhjet parlamentare
Pensionet, shëndetësia e punësimi pikat e forta të opozitës aktuale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje se, kryeministri Nano, ka filluar gjuetinë ndaj anëtarëve të padeklaruar të KOP-it, që punojnë në administratën shtetërore. "Ngritja e Komitetit të Orientimit të Politikave, është pritur jashtëzakonisht mirë nga shoqëria shqiptare. Është shqetësuar shumë vetëm qeveria. Fatos Nano është shqetësuar në atë masë sa, ka filluar gjahun në administratë dhe po kërkon anëtarët klandestinë të Komitetit. Unë dua t'i them se të barazvlefshëm me Komitetin, janë qindra dhe mijëra punonjës të administratës, që përpiqen me ndershmëri të zbatojnë ligjin, që denoncojnë korrupsionin, por që natyrisht për shkak të uzurpimit të të gjitha pushteteve nga Nano dhe klani i tij, nuk janë në gjendje t'i japin zgjidhje kësaj krize që po përpin shoqërinë shqiptare", tha dje Berisha gjatë zhvillimeve të aktivit të Këshillit Kombëtar, ku kreu demokrat shpalosi pikat kryesore të platformës për zgjedhjet e ardhshme. Berisha i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar, si dhe simpatizantëve të PD-së, të lenë mënjanë hakmarrjet politike dhe mëritë ndaj kundërshtarëve të tyre politikë. "Të lemë mënjanë çdo instikt hakmarrjeje apo përçarje, të lemë mënjanë çdo lloj mërie të bashkojmë përpjekjet tona me të gjithë ata që duan ndryshimin e Shqipërisë. Këtë e duan sot 80 përqind e shqiptarëve, ne do ta realizojmë atë", tha Berisha.
Kongresi
Kreu i opozitës, njoftoi dje mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, në datat 23 dhe 24 mars të këtij viti. Berisha tha se, Kuvendi i ardhshëm do të prezantojë platformën e opozitës për zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, një pjesë e strategjisë qeverisëse, në rast të një fitoreje të opozitës, tashmë është hartuar. "Kuvendi i ardhshëm, do të jetë Kuvendi i alternativave me të cilat ne jemi të vendosur të nxjerrim Shqipërinë nga kolapsi dhe nga kriza e thellë ekonomike. Alternativa jonë duhet që me shpejtësi t'i japë përgjigje nevojave më jetike të shqiptarëve, furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Alterntaiva jonë duhet t'u garantojë shqiptarëve shërbimet që ata meritojnë, modernizimin e shkollës dhe arsimit në tërësi. Në këtë kontekst që prej një viti ka filluar përgatitja e programeve për secilën fushë. Shëndetësia do të njohë reformim të thellë", tha Berisha. Sipas tij, në programin qeverisës të PD-së, një pjesë të rëndësishme do të zerë punësimi, si dhe dyfishimi i pensioneve, me qëllim reduktimin e varfërisë në vend. "Ne do të angazhohemi në një politikë punësimi dhe unë mendoj se kjo është edhe dashuria më e madhe ndaj rinisë shqiptare për të cilën një program i veçantë do të hartohet nga ne dhe do të afirmohet në Kuvendin e ardhshëm", tha lideri demokrat.
Duhet kontribuar për listat e zgjedhësve
Lideri Demokrat Berisha, i ka kërkuar dje krerëve të pushtetit lokal në rrethe si dhe kryetarëve të degëve të PD-së, të kenë kujdes në hartimin e listave të votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhje. "Do të ishte e pafalshme që të zgjedhurit e opozitës të kritikoheshin për punë të dobët në këtë drejtim, ndërkohë që ka qenë pikërisht opozita ajo që e ka kërkuar me ngulm hartimin e saktë të listave të zgjedhësve", mësohet të ketë thënë kryterai i PD-së, Berisha, gjatë takimit më të zgjedhurit e opozitës në nivel lokal, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Problemi i listave dhe identifikimi i zgjedhësve, është një nga problemet më shqetësues për opozitën në zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i PD-së, ka pasur kontakte të herëpashershme me krerët e pushtetit lokal në rrethe ku është interesuar për ecurinë e këtij problemi. Listat e votuesve janë bërë gjithnjë objekt debati pas mbarimit të zgjedhjeve, ku ankesat më të shumta për hartimin e tyre, kanë ardhur nga opozita shqiptare.
Listat
Do të ishte e pafalshme që të zgjedhurit e opozitës të kritikoheshin për punë të dobët në këtë drejtim, ndërkohë që ka qenë pikërisht opozita ajo që e ka kërkuar me ngul hartimin e saktë të listave të zgjedhësve. Ky është një proces tepër i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare.
Hapja e PD-së
Hapja e PD drejt vlerave, është një problem imperativ. Ju ftoj që në këtë drejtim, të përdorni vetëm një etalon për veten tuaj, për kryesitë tuaja, për organizatat që ju drejtoni dhe të cilët keni afruar ju personalisht. Edhe këtë çështje ta kapim fillimisht në plan personal dhe pastaj të shkojmë duke e shtrirë.
Punësimi
Strategjia e Partisë Demokrate për qeverisjen e vendit, do ti japë përgjigje punësimit të lartë në vend. I lumtur është ai që ka punë dhe familje dhe ne, në strategjinë tonë, do të synojmë t'i bëjmë të lumtur shqiptarët. Duke i garantuar punën individit, ai më pas fatin e garanton vetë.
Pensionet
Alternativa jonë do të fillojë pa asnjë dyshim me dyfishimin e pensioneve dhe ky është vetëm hapi i parë dhe me të gjitha lehtësirat që meriton kjo moshë, e cila siç e dimë, nuk e jetoi rininë. U duhen dyfishuar pensionet atyre të cilëve u iku jeta nën atë sistem që i trajtonte njerëzit si skllevër.