E Hënë, 2 Nëntor 2026

Metodika e pronave, këtë javë në Kuvend

07/02/2005  Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, do të paraqesë këtë javë në Kuvend, metodikën përfundimtare mbi vendosjen e çmimit të pronave. Burimet kanë bërë të ditur se, Komiteti do të zhvillojë takimin e fundit ku do të trajtohen çështjet përfundimtare ndërsa më pas, gjithçka do ti kalojë diskutimeve në Parlamentin shqiptar. Në metodikë nuk janë përfshirë studimet për të gjitha qytetet e Shqipërisë, apo për kategoritë e tokave. Në metodikë, janë përfshirë kriteret sipas të cilëve, do të llogaritet çmimi, dhe vetëm pas miratimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, do të vijohet dhe me një studim të çmimit të tokës në zona të ndryshme. Pas përfundimit të metodikës, Komiteti i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, do të fillojë dhe një studim mbi hartën e tokave të lira. Burimet kanë bërë të ditur se, ekspertët e Qeverisë, janë duke përgatitur një urdhëresë për të koordinuar të dhënat që ka Ministria e Financave dhe ajo e Turizmit, mbi fondit e tokave të lira si dhe mbi faturën financiare që do të përballojë shteti shqiptar. Të dhënat do ti paraqiten më pas Komisionit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›