Paqëruajtësit në Afganistan, Berisha: Shqipëria në krah të SHBA

“Moment i rëndësishëm për ju dhe vendin në terësi.” Kështu u është drejtuar misionit të dytë ushtarak në ceremoninë e përcjelljes së tyre drejt Afganistanit, kryeministri i vendit, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij ai ka vlerësuar punën e misionit të parë në Kabul, ndërsa ka falenderuar në mënyrë të vecantë SHBA-në për mbështjen ndaj Shqipërisë në përgjithësi dhe forcave të armatosura shqiptare në vecanti. Kryeministri nuk ka harruar të falenderojë dhe familjet e misionarëve për sakrificën dhe mbështetjen ndaj të dashurve të tyre, ndërsa u ka uruar grupit të dytë të FA përmbyllje me sukses të misionit në Afganistan.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ju dhe familjet tuaja dhe vendin në terësi. Pas një stërvitje të madhe ju jeni grupuar sot në këtë ceremoni për tu nisur në misionin në Afganistan, në Kabul. Për shumicën tuaj ky është misioni më i rëndësishëm për të cilin do jeni krenarë ju, familjet tuaja, forcat e armatosura dhe vendi. Ju shkoni për të pregatitur, ndihmuar dhe konsoliduar ushtrinë afgane në mënyrë që ata të marin në dorë sigurinë e vendit të tyre. Por ju shkoni edhe në përmbushje të detyrimeve që ka Shqipëria si vend anëtar i NATO-s. Me këtë rast shpreh mirënjohjen e thellë ndaj SHBA për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, dhe ushtrisë në terësi. Falenderoj familjet tuaja të cilat kanë ndarë me ju përgjegjësinë e këtij misioni . Ju shkoni si njësia e dytë në Kabul dhe gjeni një traditë të shkëlqyer nga paraardhësit tuaj. Ju uroj rrugë të mbarë dhe suksese në misionin tuaj dhe jam i bindur që do ta realizoni këtë mision me suksesin më të madh”-tha ai.
I pranishëm në këtë ceremoni, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Afganistan duke theksuar se renditet e dyta pas SHBA-së, sa i përket numrit të pranisë së forcave në Afganistan. Në përfundim ai shprehu bindjen në thellim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, ndërkohë që nuk harroi të porosisë ushtarët të kujdesen për jetën e tyre.