“Metropol”, Një ditëlindje fjale
09/05/2005 Duke iu referuar katërcipërisht kuptimit fillestar prej nga është marrë emërtimi i një gazete të përditshme që u lind një vit më parë; duke kujtuar se “Metropol” është fjalë që emërton kryeqytetin e nje shteti, të njohur për një superioritet në ambientin gjeografik e kultural, apo çdo qytet i rëndësishëm kulturor që karakterizohet nga një lëvizje dinamike moderne, në shumë raste i vlerësuar si antonim i degradimit moral dhe social, duke shkuar më larg në kohë prej nga e ka origjinën kjo fjalë që barazvlerësonte në Greqinë e lashtë një qytet - nënë në lidhje me kolonitë e tjera, jam e sigurt se nuk gaboj duke kërkuar një përkufizim të natyrës specifike dhe përmbajtjes që gazeta “Metropol” ka konfiguruar për këtë vit në tregun e përditshëm të medias së shkruar dhe në lexuesin e vëmendshëm shqiptar të kudondodhur si një gazetë - destinacion i madh vlerash dhe kulture të mirëfilltë sociale, politike dhe gjeografike. Kuptimi i kësaj fjale është zgjeruar me atë të një gazete të aftë, për t’u shtrirë në të gjithë vendet ku ndodhet një shqiptar, i cili e ndjen veten qytetar të denjë për të marrë dhe dhënë me këtë pikë të fortë ku nuk i shpërdorohet fjala, mendimi dhe liria. Kuptimi i kësaj gazete është zgjeruar me atë të një vlere të madhe kombëtare dhe si e tillë, ajo qëndron në këmbë, sërish për tu lexuar, e aftë për të bashkëpunuar, e pazonja për t’u marrë më allishverishe fjalësh dhe akuzash të ulëta e vulgare. Janë fenomene të panjohura këto në rrethinat e kësaj gazete, sepse si e tillë, ajo do të qe asfiksuar prej anarshisë dhe mediokritetit që nuk është i panjohur në fushën e medias, ende pa e mbushur një vit plot të jetës së saj. Ajo nuk shitet për kokat e prera, për kufomat dhe zhvarrimet, për kronikën e zezë, ajo shitet për fjalën e lirë dhe të vërtetë, për copëza të jetës shqiptare dhe pikat e forta të referimit botëror, ku ne duhet të drejtojmë shikimin tonë optimist e me këmbë në tokë.
Zakonisht, në afrim ditëlindjesh, kujtohet destinacioni ku gjendet, ndërsa duhet shkelur hap pas hapi, në një rrugë e cila e sjell gazetën në këtë ditë, kur ajo mbush vetëm një vit në treg, e megjithatë, konkuron cilësisht, jo vetëm me simbolin e paqes në ngjyrën e titullit, por edhe me mendimet dhe vlerat e identifikuara herë pas here, në faqet e saj të brendshme, me informacionet cilësore të zgjedhura nga shtypi botëror dhe panorama e vërtetë dhe reale e dinamikës së ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri, me pikëvështrime të jetës së politikës, shoqërisë dhe kulturës në Kosovë, me analiza e debate, të cilat i janë përmbajtur kodit të etikës dhe të mirëkuptimit për nivele të sigurta intelektuale.
E hedhur në një treg të rrëmujshëm gazetash e botimesh, ajo shokon blerësin me katërqindlekëshin në çmimin e saj, sepse nuk është “plëndës”, duke e lëvizur vendit edhe mënyrën mjerane dhe të përfolur të botimit të gazetave në Shqipëri; duke e ndërgjegjësuar lexuesin e saj se është mall i cilësisë së lartë të butikëve më të shtrenjtë të inteligjiencës e publicistikës shqiptare e jo “mall i porositur gabi” që e blen për lirë dhe peshon po aq lirë. “Metropol”, duke u servirur me hiret dhe sharmin e një metropoli modern, nuk mund të mos jetë i ndërgjegjshëm se e ka të vështirë të përballë krizën e mbipopullimit të medias së shkruar, por "Metropol" është po aq largpamës, sa e di se pas një kohe të shkurtër, do të jetë ngjyra e blertë e kësaj gazete, që do të dominojë gjithë gjullurditë e ngjyrave të tjera, pasi ajo ka patur që në fillimet e saj, aftësinë të ndërtojë një punë në bazë kualitetesh dhe idesh, e jo refleks interesash të ngushta e të përcipta ndërpersonale në nivel redaktorësh apo edhe më tej. Infrastruktura e kësaj gazete të rëndësishme, është bazuar tek puna e gazetarëve me përvojë, tek dualiteti e diversiteti i mendimeve dhe ideve, tek argumenti dhe shtjellimi në bazë faktesh, tek ajo pikë e rëndësishme, e cila ndonëse e dobët në dukje të parë, e bën lexuesin të respektojë veten dhe pastaj gazetën; kur nuk komenton zezonat apo jetën rozë, vetëm se e konfiguron me anë të lajmit duke i lënë lexuesit pjesën e vet të refleksionit dhe duke e zhvilluar intuitën e brendshme të kujtdo, me dëshirën për debat e për ndryshim për mirë. Dhe ajo pjesë që në gazetat e tjera përfshin gjysmë faqe lajm e gjysmë reklamë, kultura, këtu shtrihet në formën dhe përmbajtjen e mirëfilltë që ka koncepti kulturë. Nëse nuk do të ishte kjo, kultura do të mungonte në gjithë pasaportën e gazetës “Metropol”. Është aftësia e drejtuesve të gazetës “Metropol”, që kanë ditur të ndërtojnë dhe të hedhin në treg një metropol qytetarie, metropol vlerash njerëzore, metropol kulture dhe metropol ambicjesh. Në këtë lodhje informimi, te Metropol “jo të gjitha fjalët i merr era”.