Debati mes radhëve, ndërhyn Meta
05/06/2009 Dega e LSI-së së Fierit në krizë
Largimi masiv i anëtarëve të LSI-së në degën e Lushnjës, njëkohësisht dhe tërheqjen e kandidaturave të saj për zgjedhjet e 28 qershorit dhe bashkimin e tyre me PS-në ka ndikuar në krijimin e problemeve brenda të kësaj partie, por kësaj radhe në qytetin e Fierit. Nga burime pranë kryesisë së LSI-së mësohet se për të zgjidhur një ngërç në degën e kësaj partie në Fier është kërkuar të vijë me urgjence nga Tirana vetë kreu i kësaj partie Ilir Meta. Konfirmimin e ardhjes së Metës e ka bërë kreu i kësaj partie për Fierin, Frederik Çuko, por edhe anëtari i kryesisë Agron Begaj, të cilët kanë pohuar një fakt të tillë. Duke mos dashur të bëjë publike prezencën e tij, Meta ka menduar ta zhvillojë takimin në një ambient privat jashtë Fierit për të shmangur dhe kuriozitetin e medieve, që kishin marrë sinjale për zhvillimin e një takimi të tillë. Meta takimin e ka zhvilluar në dalje të qytetit të Lushnjës, në një lokal pranë autostradës Lushnjë–Fier. Në takim kanë shkuar Çuko, Bergaj dhe kryetari i shtabit elektoral të kësaj partie për Qarkun e Fierit, Bardhi Meli. Problemi, që duket se ka ditë që ka lindur në degën e LSI-së në Fier, mendohet të ketë të bëjë me një tjetër rrjedhje mes anëtarësisë së kësaj force politike, problem ky që ka të bëjë me një nga organizatorët e fushatës së LSI-së së degës së Fierit.