Çadra elektorale shkak konflikti në qendër të Kombinatit
05/06/2009 Materialet i referohen prokurorisë
TIRANË- Një tjetër konflikt me motive politike ka ndodhur sërish në Kombinat. Policia e Tiranës njofton se ditën e djeshme, rreth orës 11:50, në qendër të lagjes Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, Tiranë, shërbimet e komisariatit nr. 6 të policisë janë njoftuar se në afërsi të njësisë bashkiake nr. 6 kishte një konflikt ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe kryetares së minibashkisë nr. 6. Mbi bazën e veprimeve procedurale të kryera, shërbimet e komisariatit nr. 6 të policisë, Tiranë, ka rezultuar se konflikti ka filluar si rezultat i ngritjes së një çadre me funksion propagandistik përpara njësisë bashkiake nr. 6 nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, veprim ky i kundërshtuar nga ana e përfaqësuesve të njësisë bashkiake nr. 6. Sa më sipër, u kryhen veprimet hetimore e procedurale dhe materiali iu përcoll prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” në ngarkim të personave përgjegjës dhe “pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” në ngarkim të përfaqësuesve të njësisë bashkiake nr. 6 Tiranë, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal.