E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati në PE: Të përafrohet heqja e vizave



Parlamenti Evropian debatoi dje për rreth tri orë në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Deputetë të shumtë kërkuan që në korrik të vitit 2010, shqiptarët dhe boshnjakët të lëvizin pa viza në hapësirën “Shengen”. Ministri i Jashtëm suedez theksoi se Presidenca suedeze është e përkushtuar të integrojë Ballkanin, duke shtuar se “qytetarët e këtyre vendeve janë të pakënaqur, por ata nuk janë harruar dhe dera për ta do të jetë e hapur”. Nga ana e tij, komisioneri Barrot tha se kjo është çështje së pari teknike dhe Shqipëria dhe Bosnja duhet të realizojnë angazhimet duke shtuar se “në tetor presim raporte konkrete çfarë kanë bërë këto vende”. Gjatë mbledhjes së djeshme, Parlamenti Evropian diskutoi përmes debateve propozimin për heqjen e regjimit të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Pritet që në muajin tetor, Parlamenti Evropian të formulojë rezolutën e cila do të votohet më pas në muajin nëntor. Në votimin e rezolutës do të përfshihen 27 ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian. Ky proces pritet të mbyllet në fund të vitit dhe nëse gjithçka shkon mirë, në fillim të janarit të vitit 2010 pritet të nisë liberalizimi i vizave për këto tri shtete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›