E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fini, Topallit: Integrimi në BE, perspektivë e afërt



Bashkëpunimi italo-shqiptar do të shihet në perspektivën e realizimit të aspiratave shqiptare për integrim evropian. Kryetari i Parlamentit të Italisë, Gianfranco Fini, i dërgoi dje një letër urimi kryetares së Kuvendit ku e përgëzon personalisht, por edhe në emër të anëtarëve të dhomës së deputetëve për rizgjedhjen e saj. Në letrën e tij, zoti Fini, duke shprehur mbështetjen për aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, shkruan: “Jam i bindur që mund të vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona, të konsoliduara prej kohësh, në perspektivën e realizimit të aspiratave shqiptare për integrim evropian, tashmë që keni arritur me sukses objektivin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO”. Urimet të përzemërta, kryetarja e Kuvendit i ka marrë edhe nga kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Cecka Caçeva dhe kryetari i Parlamentit të Greqisë, Dimitros Sioufas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›