E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për Topin e Artë

FIFA Topi i Artë është çmimi kryesor për futbollistë dhe si i tillë aspirohet nga të gjithë. Kandidatët e këtij viti janë dyshja e Barcelonës, Lionel Messi e Xavi dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ish fituesit, trajnerët, bashkëlojtarët, por edhe kundërshtarët, favorizojnë Messin të fitojë çmimin e tij të tretë të njëpasnjëshëm.

FIFA Topi i Artë është çmimi më i vlefshëm për çdo futbollist. Statujëza e famshme e artë është çmimi që aspirohet nga të gjithë futbollistët, pasi tregon se ata janë vlerësuar nga homologët e tyre si më të mirët në profesion. Por, ky çmim zgjon edhe debat të gjerë dhe diskutime në mbarë globin mes futbollistëve, trajnerët dhe tifozëve. Fituesi i këtij viti do të përcaktohet më 9 janar 2012 në Zurich, ndërsa FIFA.com ka përzgjedhur disa parashikime, komente dhe vlerësime nga figura të ndryshme rreth botës së futbollit.

Kandidatët

Cristiano Ronaldo: “Është kënaqësi që jam sërish në finale, në mesin e tre kandidatëve për çmimin FIFA Topi i Artë”.

Lionel Messi: “Jam i vetëdijshëm për prestigjin e madh që ka ky çmim. Ta fitoj sërish do të më jep kënaqësi të madhe dhe krenari, kur mendoj se emri im do të përmendet në mesin e futbollistëve të shquar si Michel Platini dhe duke pasur parasysh moshën time dhe numrin e viteve që kam përpara, mund të tejkaloj totalin e tij prej tri çmimeve të njëpasnjëshme”.

Xavi: “Jam jashtëzakonisht krenar që jam nominuar për vitin e tretë të njëpasnjëshëm. Është nder i madh dhe është diçka që nuk do të harroj kurrë. Ky në fakt ishte një prej synimeve të mia kur isha i ri, thjesht doja të bëhesha futbollist profesionist, fitimi i Topit të Artë nuk ka qenë në planet e mia. Për mua, Messi është futbollisti më i mirë në botë. Ai gjithmonë bën dallim të madh në ndeshjet tona”.

Ish fituesit

Marco van Basten (1988, 1989 dhe 1992): “Nuk ka dyshim për mua, Messi është futbollisti më i mirë në botë. Ai është fenomen që ka fituar gjithçka dhe vazhdon të kërkojë më tepër. Ai duhet të fitojë sërish Topin e Artë. Jo vetëm për aftësitë e tij, por për La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës që fitoi këtë vit. Ai ka qenë figurë kyçe për skuadrën e tij gjatë gjithë sezonit”.

Michel Platini (1983, 1984 dhe1985): “Rekordet janë për t’u thyer dhe rekordi im prej tri çmimeve me radhë do të thyhet një ditë. Besoj se Messi do të fitojë çmimin e tij të tretë për këtë vit”.

Johan Cruyff (1971, 1973 dhe1974): “Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë vërtet futbollist të shkëlqyeshëm. Por, shumëçka varet nga këndvështrimi juaj ndaj lojës. Ashtu siç e shoh unë, Xavi e meriton jo pse është më i mirë, por për shkak të punës së madhe që bën dhe me të u mundëson të tjerëve të shkëlqejnë”.

Trajnerët

Arsene Wenger: “Mendoj se Messi është favorit sepse fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Në ndeshje të rëndësishme, ai gjithmonë ka qenë futbollisti vendimtar i ekipit të tij”.

Pep Guardiola: “Ky është çmim shumë i rëndësishëm. Është nder që kishim tre futbollistë të ekipit të nominuar vitin e kaluar, ndërsa dy tani. Dua të uroj futbollistët e mi dhe le të fitojë më i miri”.

Bashkëlojtarët dhe kundërshtarët

Zlatan Ibrahimoviç: “Do të votoj për Messin, ai është më i miri nga të tre. Ai e demonstroi këtë dhe vazhdon ta bëjë”.

Cesc Fabregas: “Uroj Leon dhe Xavin, jam me fat që luaj me ta çdo ditë!”

Guti: “Messi ose Cristiano? Messi, pa dyshim. Ai është më vendimtar në ndeshjet e rëndësishme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›