Debati per karta në Kuvend, Leskaj: Procesi, rrezik dështimi
Partia Socialiste ka dorëzuar dje në Kuvend propozimin e saj për kartat e identitetit. Sipas kryetares së grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, kjo bëhet për të shpëtuar procesin e shpërndarjes së kartave, i cili po shkon drejt dështimit. Ky dekretim është kundërshtuar nga zëvendëskryeministri Genc Pollo, i cili theksoi nga foltorja e Kuvendit se opozita po nxin qëllimisht procesin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti.
Qëndrimi i opozitës
Pajisja e shtetasve me karta identiteti është kthyer në objekt
debati dje në sallën e Kuvendit. PS-ja, nëpërmjet kryetares se grupit parlamentar, Valentina Leskaj, bëri të ditur qëllimin e depozitimit të nismës së tyre ligjore. Sipas Leskajt, kjo bëhet për të lehtësuar pajisjen e shtetasve me karta identiteti për ata shtetasit që nuk kanë pasaporta. "Procesi sot duket më i rrezikuar dhe më dyshues, për sa kohë Kryeministri nuk u përgjigj për të marrë masa, por me të dhënat që solli, bëri që procesi të duket edhe më jo transparent", është shprehur ajo. Sipas Leskajt, nuk është faji i kryetarit të PS që qeveria është konfuze për procesin, nuk është faji i opozitës që të dhënat e Kryeministrit janë të tjera nga ato të Ministrisë së Brendshme.
"Ne, u shpreh Leskaj, kemi gati një vit që e ngremë këtë çështje, pa marrë një zgjidhje". "Tani, koha nuk pret, jemi në limitet më të ngushta kohore që rrezikojnë zgjedhjet, e cila do ishte me kosto shumë të lartë për vendin. Çështja e kartave është kyç për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri", u shpreh Leskaj. Ajo theksoi se PS-ja nuk do të lejojë mazhorancës ta fusë këtë çështje në kalendat greke.
Qëndrimi i mazhorancës
Pas diskutimit të kryetares së grupit parlamentar të PS-së ka ardhur reagimi i mazhorancës, nëpërmjet zëvendëskryeministrit Genc Pollo. Ai theksoi se "tashmë qeveria ka subvencionuar disa shtresa, por letërnjoftimet nuk mund të jepen pa pagesë, është hipokrite dhe e pabazë, pasi asnjë vend i botës nuk e bën këtë, për më tepër ju dhe certifikatat i keni dhënë me lekë". Duke iu përgjigjur shqetësimit të PS-së për rrezikimin e dështimit të procesit zgjedhor, Pollo akuzoi kryetarin e opozitës, Edi Rama, se po përbalt procesin në mungesë të një alternative qeverisëse.
Sipas tij, listat e zgjedhësve, të dala nga një regjistër i gjendjes civile, duke hequr në to dublikatat e famshme, i janë dërguar pesë muaj më parë komunave dhe bashkive. "Ne, tha zëvendëskryeministri, po punojmë për të sensibilizuar sa më shumë qytetarët që të aplikojnë". Ai theksoi se të gjitha qendrat e aplikimit janë të hapura dhe mund të shkojnë të aplikojnë si ata pa pasaporta dhe ata me pasaporta. Pollo tha se "deri më tani, jemi me 13000 aplikime në ditë dhe synojmë të shkojmë së shpejti në 15000 aplikime në ditë".