Debati për universitetet, vijnë reagimet e para
Menjëherë pas hapjes të debatit të organizuar nga gazeta “Albania” dhe Institutit të Sociologjisë, ka mbërritur opinioni i parë, i shkruar nga Lekë Sokoli, drejtori i Institutit të Sociologjisë. Ashtu siç kemi njoftuar në numrin e dy ditëve më parë, “Skaneri sociologjik” vjen si një nismë e përbashkët e gazetës “Albania” dhe Institutit të Sociologjisë dhe nis pikërisht me temën e Maturës Shtetërore dhe problemeve që ka Arsimi i Lartë në vendin tonë, pikërisht në prag të fillimit të vitit të ri akademik. Për këtë arsye, kemi ftuar që të marrin pjesë drejtuesit e universiteteve dhe stafet pedagogjike, akademikët dhe aktorët që bëjnë politikat e Arsimit të Lartë, duke përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit. Po ashtu, janë të ftuar që të japin mendimet e tyre edhe studentë apo organizatat studentore. Që pas hapjes të rubrikës së re kanë mbërritur në redaksi reagimet e para.
KUJTESË
Moderatorët e debatit bëjnë të ditur se çdo person i përfshirë në forum domosdoshmërisht duhet të paraqitet me emrin dhe institucionin që përfaqëson. Shkrimet nuk do të jenë më të gjata se 50 radhë (Times New Roman, germa 12, normal); ka të drejtën e replikës jo më shumë se një herë. Organizatorët e debatit nuk do të lejojnë publikimin e opinioneve që janë thjesht reklamë e institucioneve arsimore shtetërore apo private. Materialet do të botohen në gazetën “Albania” dhe më pas në versionin on-line të gazetës (www.gazeta-albania.net) si dhe në faqen e Institutit të Sociologjisë.
Mirëpresim opinionet tuaja për temat e shtruara në këtë debat, të cilat mund t’i dërgoni në adresat e e-malit: albertgjoka@yahoo.com; dhe nora_malaj@hotmail.com.
1 Tetor 2008