E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet në Itali, provimi i gjuhës më 10 nëntor 2008



Jonida Tashi

Provimi i njohjes së gjuhës italiane për të ndjekur studimet e larta në Itali do të zhvillohet në Tiranë në datën 10 nëntor 2008. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, i cili sqaron se këtij provimi do t’i nënshtrohen vetëm kandidatët për student që janë regjistruar në periudhën 1-12 shtator 2008. Për pjesëmarrjen në provimin e gjuhës, çdo maturant duhet të paguajë një faturë prej 55 eurosh si taksë regjistrimi te Instituti Italian i Kulturës dhe certifikimi i gjuhës (CELI 3), bëhet nga Universiteti për të Huaj i Peruxhia-s në Itali. Ndërsa kostoja për studentin që do të përsërisë vetëm një provë është 40 euro. Provimit të njohjes së gjuhës italiane mund t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët për studentët, që kanë një njohje të lartë të gjuhës italiane, që i përket të paktën tre vjet studimi. Gjithashtu, Instituti Italian i Kulturës ka sqaruar edhe çfarë kursesh parapërgatitore duhet të ndjekin aplikantët
për studimet në Itali për tu pajisur me Certifikatën e Njohjes së Gjuhës Italiane CELI 3. Kushti kryesor për tu pranuar në këto kurse është kalimi me sukses i testit të orientimit.
Kursi
Kursi parapërgatitor, i organizuar nga Instituti i Kulturës nuk është i detyruar, por shumë i rekomandueshëm për të kaluar provën e parë për të nisur vitin e ardhshëm akademik studimet në Itali. Pajisja me Certifikatën e Njohjes së Gjuhës italiane – Niveli 3 (që i përket nivelit B2 i Quadro Comune Europeo di Riferimento per le Lingue) përbën një nga kushtet e preferueshme dhe të domosdoshme për tu bërë i mundur pararegjistrimi në Universitetet italiane. Konkursi i gjuhës për aplikantët e rinj, që dëshirojnë të ndjekin vitin e ardhshëm studimet në Itali ka disa ditë që ka nisur. Testimi për nivelin e zotërimit të gjuhës italiane kryhet pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Marrja e provimit të gjuhës është prova e parë që duhet të kalojë një maturant për të nisur studimet në Itali. Burime nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë bëjnë të ditur se kanë nisur procedurat e reja për maturantët që duan të studiojnë në vitin akademik 2009-2010 në Itali. Kështu, më 10 nëntor, të gjithë ata të rinj që duan të ndjekin studimet në Itali, duhet të japin provimin për gjuhën italiane. Pajisja me certifikatën “CELI 3” i paraprin regjistrimit të tyre në universitetet italiane. Konkursi për testimin e gjuhës italiane ka disa ditë që ka nisur dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i nënshtrohen këtij testimi për të mësuar se në çfarë niveli e zotërojnë këtë gjuhë. Ky testim paraprak i gjuhës italiane bëhet me qëllim që çdo i ri që dëshiron të ndjekë studimet e larta në Itali të dijë nëse e zotëron mjaftueshëm këtë gjuhë. Në të kundërt, të rinjtë mund t’i nënshtrohen kurseve të gjuhës italiane për ta zotëruar më mirë atë. Pas përfundimit të konkursit kalohet në provimin e gjuhës. Në bazë të kalimit të këtij provimi do të mund të procedohet më tej në aplikimin për të filluar studimet në universitetet italiane.
Provimi
Për pjesëmarrjen në provimin e gjuhës çdo maturant duhet të paguajë një faturë prej 55 eurosh si taksë regjistrimi te Instituti Italian i Kulturës dhe certifikimi i gjuhës (CELI 3), bëhet nga Universiteti për të Huajt i Peruxhia-s në Itali. Marrja e këtij provimi gjuhe është një provë e vështirë, por që hap dyert për aplikimin për vizë studimesh në Itali. Studentët që dëshirojnë të studiojnë në degë të universiteteve italiane, ku hyrja parashikon një provim tjetër duhet të përballojnë një sprovë të dytë për pranimin në këto degë me numër të mbyllur ose në rast se nuk fitojnë aty mund të tentojnë të kalojnë në fakultete të tjera italiane, ku hyrja është e lirë. Në këtë rast ata duhet të kenë parasysh se çdo universitet italian vendos kuota të përcaktuara për studentët e huaj dhe numri i tyre varet nga vetë universiteti. Provimi i gjuhës italiane shërben për t’u pajisur me certifikatën e gjuhës italiane “CELI 3”, të lëshuar nga Universiteti për të Huaj i Peruxhias. Para zhvillimit të këtij provimi Instituti Italian i Kulturës do të sqarojë, oraret, vendet, si dhe kushtet e tjera që do të kenë studentët për të dhënë provimin në fjalë. Provimi zgjat katër orë dhe zhvillohet në dy forma: me shkrim dhe me gojë. Provimet janë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës pranë tre Konsullatave italiane të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat shërbejnë edhe për t’u pararegjistruar në universitetet italiane. Kandidatët duhet të paraqiten në datën e përcaktuar sipas orarit të parashikuar, pranë qendrave të përcaktuara, sipas mbiemrit të tyre si dhe vendit ku kanë kryer pagesën e taksës së regjistrimit. Instituti Italian i Kulturës sqaron dhe çfarë duhet të kenë me vete studentët dhe çfarë nuk u lejohet. Kandidatët duhet të paraqesin në momentin e hyrjes: faturën origjinale prej 55 eurosh të taksës së regjistrimit, të kryer pranë Institutit Italian të Kulturës, ose pranë përgjegjësve të kurseve të Institutit; dokumentin e identifikimit ende të vlefshëm (pasaportë të firmosur, certifikatë lindje me fotografi ose patentën); laps të zi (është i ndaluar përdorimi i stilolapsit). Për shembull, është e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj.), si dhe telefonave celularë. Studentët për provimin me shkrim, ashtu edhe për provimin me gojë, duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit që i korrespondon vendit ku kanë kryer pagesën.

KURSET E GJUHËS ITALIANE

KURSE KATËRMUJORE
1 tetor 2008–27 janar 2009
4 shkurt–29 maj 2009
NIVELI ELEMENTAR
A1 – Asnjë njohje e gjuhës italiane
A2 – Njohje elementare e gjuhës italiane
NIVELLI I MESËM
B1 – Njohje mesatare e gjuhës italiane
B2 – Njohje e mirë e gjuhës italiane
Kohëzgjatja: 60 orë
Regjistrimi: 9500 lekë
Librat: 3500 lekë
Për tu pranuar në kurset A2, B1 e B2 do të jetë e nevojshme kalimi i testit të orientimit, i cili do të vërtetojë një njohje elementare, të mesme dhe të mirë të gjuhës italiane. Testi mund të jepet gjatë periudhës:
15-26 shtator 2008
12-23 janar 2009
nga 15 deri 16.30
Taksa e regjistrimit për testin është 500 lekë

KURSE PARAPËRGATITORE PËR PAISJEN ME CERTIFIKATËN E UNIVERSITETIT PËR TË HUAJ TË PERUGIA-S (CELI 3)
15 shtator–14 nëntor 2008
3 dhjetor 2008–5 mars 2009
KURSE 100 orëshe
Regjistrimi: 14000 lekë
Materiali didaktik: 2200 lekë
KURSE 50 orësh
Regjistrimi: 8000 lekë
Materiali didaktik: 2200 lekë
Do të pranohen për të ndjekur kursin prej 100 orësh studentët që tregojnë se kanë njohuri të mirë të gjuhës italiane gjatë testit të orientimit. Ai që kalon provimin me rezultatin C, që i korrespondon një nivel i mirë njohurish, mund të regjistrohet në kursin prej 50 orësh.
Kurset e orientimit dhe regjistrimet do të bëhen gjatë periudhës:
1–12 shtator 2008
19–27 nëntor 2008
nga 15 deri 16.30

Nivelet e kurseve
Ndarja e kurseve të ofruara nga Instituti mban parasysh kërkesat e të interesuarve vendor, por bashkërenditet edhe ndarjen e “Kuadrit të Përbashkët Europian të Referimit për gjuhët: Nxënie, Mësimdhënie, Vlerësim” të Këshillit të Europës (Common European Framework)
Niveli 1 – fillestar
1. Dëgjim/Ushtrim gojor
Të jesh në gjendje të shprehësh mendime ose kërkesa në mënyrë të thjeshtë në një ambient familjar, si edhe të kuptosh udhëzime bazë, ose të marrësh pjesë në bashkëbisedime mbi argumente të parashikueshëm.
2. Leximi
Të jesh në gjendje të kuptosh lajme, udhëzime ose informacione bazë, si edhe të kuptosh informacione të thjeshta që kanë të bëjnë me sektorë të njohur, si për shembull: artikuj konsumi, sinjale, libra teksti ose përmbledhje mbi subjekte familjare.
3. Ushtrim i të shkruarit
Të jesh në gjendje të plotësosh formularë të thjeshtë dhe të marrësh shënime që kanë të bëjnë me orare, data dhe vende, si dhe të plotësosh formularë dhe të shkruash letra të thjeshta ose kartolina me informacione personale.
I përket nivelit A1/A2 të Kuadrit të Përbashkët Europian të Riferimentit.
Niveli 2 – i mesëm
1. Dëgjim/Ushtrim gojor
Të jesh në gjendje të shprehësh në mënyrë të kufizuar mendime mbi argumente kulturor/abstrakt ose të japësh këshilla në lidhje me një sektor familjar dhe të kuptosh udhëzime ose lajmërime publike, si edhe të ndjekësh ose të mbash një diskutim mbi një argument familjar ose të kryesh një bashkëbisedim mbi një gamë të gjerë argumentesh.
2. Leximi
Të jesh në gjendje të kuptosh artikuj të përditshëm informativ, domethënien e përgjithshme të informacioneve të ndryshme jo të përditshme që kanë të bëjnë me një sektor familjar, si dhe të jesh në gjendje të lexosh shpejt një tekst për të nxjerrë informacione të cilat të ndihmojnë të kuptosh udhëzime të hollësishme ose këshilla.
3. Ushtrim i të shkruarit
Të jesh në gjendje të shkruash një letër ose të mbash shënime mbi argumente familjare ose të parashikueshëm, si dhe të mbash shënime ndërkohë që një person flet ose të shkruash një letër që përfshin edhe kërkesa jo të zakonta.
I përket nivelit B1/B2 të Kuadrit të Përbashkët Europian të Riferimentit
Niveli 3 – i përparuar
1. Dëgjim/Ushtrim gojor
Të jesh në gjendje të marrësh pjesë aktive në mbledhje e seminare që kanë të bëjnë me sektorin personal të punës ose të marrësh pjesë në një bashkëbisedim informal me mjaft zhdërvjelltësi edhe përballë shprehjeve abstrakte, si dhe të japësh këshilla ose të flasësh për argumente të ndërlikuara apo delikate, të kuptosh diskutime informale dhe të jesh i sigurt në nxjerrjen e argumenteve problematik.
2. Leximi
Të jesh në gjendje të lexosh aq shpejt sa nevojitet për të ndjekur një kurs universitar; të lexosh informacione nëpër gazeta e të përditshme ose të kuptosh korrespondencë jo standard, si dhe të kuptosh dokumente, korrespondenca, relacione e kuptime të ndryshme në lidhje me një tekst komples.
3. Ushtrim i të shkruarit
Të jesh në gjendje të përgatitësh një kopje të parë të një letre pune, të mbash shënime të hollësishme gjatë një mbledhjeje apo të shkruash një ese të shkurtër që të dëshmojë zotësi komunikimi, si dhe të shkruash letra mbi çfarëdo argumenti dhe të mbash shënime të detajuara gjatë një mbledhjeje apo seminari, me kujdes dhe aftësi të mirë shprehjeje.
I përket nivelit C1/C2 të Kuadrit të Përgjithshëm Europian të Riferimentit.

Qendrat për kurset italiane në të gjithë vendin
Regjistrimet për kurset e gjuhës italiane kryhen pranë qendrave të mëposhtme:
Berat
Shtëpia e Kulturës
Përgjegjës: Aurel Maksuti
Cel: 0692351289
Bilisht
Suore Francescane del Vangelo
Përgjegjës: Petrika Lame
Cel: 0692450777
Bulqizë
Shkolla e Mesme e përgjithshme
Përgjegjës: Etleva Alla
Cel: 0682603242
Burrel
Shkolla e Mesme e përgjithshme
“Pjetër Budi”
Përgjegjës: Altina Haxhiu
Cel: 0692890436
Durrës
Qendra Kulturore e Fëmijëve
Përgjegjës: Iliriana Kupe
Cel: 0682455077
Elbasan
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”
Përgjegjës: Elda Talka
Cel: 0692121890
Fier
Shkolla 9-vjeçare “Andon Xoxa”
Përgjegjës: Dritan Klosi
Cel: 0692739563
Girokastër
Universiteti “Eqerem Cabej”
Përgjegjës: Katerina Mosko
Cel: 0693031616
Kavajë
Shkolla e Mesme Profesionale “26 Marsi”
Përgjegjës: Lindita Xhaxha
Cel: 0682527114
Kolonjë
Shkolla e Mesme e Përgjithshme “P.N.Luarasi”
Përgjegjës: Dritan Gjoni
Tel: 0812/2327
Korçë
Dhoma e Tregtisë
Përgjegjës: Kristaq Grabocka
Tel: 0825/2159
Krujë
Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Skënderbej”
Përgjegjës: Adelina Toska
Cel: 0692475975
Kuçovë
Shkolla e Mesme e Përgjithshme
Përgjegjës: Adriana Ballabani
Tel: 0311/2370
Lezhë
Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”
Përgjegjës: Esmeralda Kulli
Cel: 0692277120
Librazhd
Qendra Rinore “Soek –In”
Përgjegjës: Ornela Vasku
Cel: 0692158785
Shkodër
Universiteti “Luigj Gurakuqi”
Përgjegjës: Alma Hafizi
Cel: 0692164671
Tiranë
Instituti Italian i Kulturës
Rr.Budi 74
Nga ora 14.30 deri në ora 16.00
tel: 042 379579/80/81
Vlorë
Universiteti “Ismail Qemali”
Përgjegjës: Frosina Qyrdeti
Cel: 0682007072

1 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›