Trupat ushtarake dyshime për fitoren
Autori i Lajmit: red.
Dhuna në Afganistan ka arritur nivelin më të lartë qysh pas rrëzimit të Qeverisë së talibanëve në vitin 2001 prej trupave të drejtuara nga SHBA. Bundestagu në Berlin do të votojë për shtyrjen edhe 14 muaj të mandatit për trupën ndërkombëtare ISAF në Afganistan. Gazetarët e mbledhur ishin edhe një orë pas konferencës së shtypit në Kabul duke mbledhur dokumentet e tyre, duke u ngritur prej karrigeve dhe duke biseduar me atë që kishin pranë, ndërsa gjenerali David MekKiernan edhe një herë e ngriti zërin: "Një gjë dua t´ju them: E kjo është më ë rëndësishmja që mund t´ju komunikoj sot: unë lexoj shumë artikuj nga njerëz, që nuk kalojnë shumë kohë këtu dhe mendojnë se ne në Afganistan do të humbasim. Unë e hedh poshtë këtë mendim, unë nuk besoj kështu." MekKiernan është komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan. Ai, ndonëse i tha këto fjalë përpara gazetarëve, e gjitha kjo tingëlloi më shumë si një përgjigje ndaj deklaratës së komandantit të rajonit Helmand në jug të Afganistanit. Javën e kaluar ai shprehimisht tha se “ne nuk do ta fitojmë luftën”. Por MekKiernan tha se “ata që mendojnë, se do të humbasim, do të preferoja t´i merrja me vete në një udhëtim mespërmes vendit. Kudo, ku unë shkoj, flas me njerëzit, me pleqtë e fiseve, me ushtarët afganë, me policët dhe guvernatorët. Pa përjashtim, edhe nëse ata janë të pakënaqur me qeverinë, me përparimet, me gjendjen e sigurisë, pa përjashtim ata kanë shpresë për një të ardhme më të mirë”. Ndërsa ushtarakët, me sa duket, nuk janë në unanimitet, nëse mund të fitohet ose jo lufta, ata që kanë dyshime mbledhin statistikat dhe tërheqin vëmendjen, se këtë vit janë vrarë më shumë ushtarë të huaj nga çdo vit tjetër, qëkurse janë rrëzuar talibanët.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008