"Spiunët", tërhiqet Berisha. Trojka: Mos e zbatoni ligjin
Ligji për "Dosjet" të mos vihet në zbatim, pasi ka probleme të mëdha ligjore dhe kushtetuese. Kjo kërkesë i është bërë dje Kryeministrit Berisha në një takim me dyer të mbyllura me përfaqësues të Trojkës Evropiane. Dje paradite, ambasadorja çeke, ambasadori i delegacionit të BE-së, Helmut Lohan, dhe ambasadori i Suedisë, janë pritur nga Kryeministri Berisha, me të cilin kanë diskutuar për ligjin e "Dosjeve", një nga ligjet më të debatuara dhe që është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Mësohet se ambasadorja çeke i ka shprehur edhe një herë Kryeministrit Berisha shqetësimin e Brukselit, që ligji i "Dosjeve" ka probleme të mëdha ligjore dhe kushtetuese. Brukseli ka shkuar një hap më tej, kur përmes Trojkës, thuhet se i ka kërkuar Kryeministrit në këtë takim që të mos vazhdohet më tej me zbatimin e tij, duke ngritur autoritetin e verifikimit të figurës dhe se në Shqipëri është shumë e rëndësishme që të respektohet shteti i së drejtës dhe Kushtetuta. Ngritja e këtij komisioni ende pa pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, do të interpretohej si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit të saj ndaj ankimimeve të bëra për ligjin e lustracionit nga disa grupime politike dhe shoqërore në vend. Mësohet gjithashtu se Trojka ka nënvizuar si shumë të rëndësishme faktin që kuadri ligjor i Shqipërisë të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe normat komunitare, sidomos tani që është në prag të aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE.
Duket se takimi i Trojkës ka pasur ndikimin e saj te Berisha, pasi mësohet se Kryeministri ka garantuar Trojkën se nuk do të cenohen institucionet e pavarura, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të tërhiqet nga zbatimi i ligjit, duke e quajtur këtë detyrim personal të tijin përkundrejt shqiptarëve, i bindur se institucionet duhet të pastrohen nga njerëzit që kanë përgjegjësinë për krimet e komunizmit. Nga zyra e shtypit të Kryeministrit zyrtarisht nuk jepet ndonjë informacion shumë i detajuar rreth takimit. Kryeministria është mjaftuar vetëm me një njoftim disa rreshta ku thuhet se
"para takimit me ministren greke, Kryeministri Berisha pati një takim me Trojkën e BE-së, të kryesuar nga ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri, si përfaqësuese e Presidencës së radhës së BE-së, për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me ligjin për lustracionin. Në këtë takim, palët ranë dakord që, ekspertë çekë, të cilët kanë përvojë të rëndësishme me këtë ligj, të vijnë të ndihmojnë qeverinë shqiptare për zbatimin e tij".
Ligji i "Dosjeve" është një nga më të kontestuarit dhe më të debatuarit nga opozita, e cila ka depozituar ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, duke e vlerësuar ligjin e miratuar nga Kuvendi si antikushtetues. Opozita i ka kërkuar qeverisë që këtë ligj të mos ta vërë në zbatim deri ditën kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Sipas opozitës, ky ligj bie ndesh me 28 nene të Kushtetutës së vendit, ndaj duhet të kthehet për rishqyrtim.