Nuni: Personi që më plagosi
Anëtari i Gjykatës së Lartë,
Ardian Nuni, është qëlluar
katër herë me armë
zjarri pistoletë në afërsi të
banesës së tij tek ish-parku i delegacioneve
në Tiranë, rreth orës 10.30
minuta të mbrëmjes së të dielës.
Gjykatësi 40-vjeçar është dërguar
menjëherë në Spitalin Ushtarak të
Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut
për jetën, pas dy plagëve në sup dhe
në këmbë që ka marrë. Atentatorët
mendohen të jenë të paktën dy, një
person ka qëlluar dhe tjetri mendohet
se ka qenë duke e pritur në
një autoveturë. Ndërkohë, nga grupi
hetimor mësohet se gjyqtari ka
arritur ta shohë autorin duke ndihmuar
kështu mjaft prokurorët në
bërjen e identikitit të njeriut që tentoi
t‘i marrë jetën parmbrëmë. Ata
mundën t‘u shpëtonin patrullave të
policisë, kjo për shkak se informacioni
për plagosjen e gjyqtarit është
dhënë disa minuta pas ngjarjes. Informacioni
ka mbërritur deri te zyra
e Kryeministrit Berisha, i cili "urdhëroi"
hetimin e shpejtë të ngjarjes
dhe vënien para përgjegjësisë ligjore
të autorëve. Një grup hetimor
është ngritur midis Prokurorisë së
Krimeve të Rënda dhe Policisë së
Shtetit. Veprimet hetimore janë
udhëhequr nga prokurori Xhevat
Hana, i cili kreu të gjitha verifikimet,
nga ku pista kryesore për atentatin
ndaj Nunit ka qenë "vrasje për shkak
të detyrës". Prokuroria thotë se
ka pyetur në Gjykatën e Lartë në
lidhje me çështjet gjyqësore të hetuara
prej Ardian Nunit. Si përgjigje
kanë marrë që në vitin 2009, 40-
vjeçari nuk ka gjykuar asnjë çështje.
Hetuesit kanë marrë në dorë edhe
një listë me çështjet gjyqësore të
gjykuara prej Nunit në vitin 2008.
Kjo bëhet për identifikimin e autorëve
të mundshëm. Nga ana
tjetër, hetues të çështjes kanë marrë
në pyetje personat që kanë parë
"live" ngjarjen. Ata kanë dëshmuar
se vendi ku ka ndodhur atentati ka
qenë në errësirë dhe për këtë arsye
nuk kanë mundur të dallojnë autorin.
Por, i vetmi që mund të hedhë
dritë mbi ngjarjen e rëndë është vetë
Ardian Nuni. Prokurori Xhevat
Hana, së bashku me një hetues, i
kanë marrë dëshminë Nunit në
dhomën e Spitalit Ushtarak, disa
minuta pasi gjyqtari kishte dalë nga
salla e reanimacionit. Prokurori ka
marrë më parë lejen e ekipit mjekësor
dhe ka zhvilluar me gjyqtarin e
Gjykatës së Lartë një seancë pyetjesh.
Dëshmia
Pasi i ka uruar shërim të shpejtë
dhe kthimin në detyrë, prokurori
Xhevat Hana i ka kërkuar gjyqtarit
të plagosur detaje rreth ngjarjes.
Fillimisht, Nuni ka deklaruar se nuk
i intereson nëse kjo çështje do të
zbardhet apo jo, pasi e rëndësishme
është se ai nuk ka rrezik për jetën.
Prokuroria ka ngulmuar që t‘i shkëpusë
detaje. Nën efektin e ilaçeve,
Nuni ka deklaruar se natën që është
sulmuar ka qenë për kafe me disa
miq dhe në momentin që do të shkonte
në apartamentin e tij është
ndjekur nga një person. Prokurori
Hana i ka kërkuar Nunit më shumë
detaje rreth ngjarjes së rëndë.
"Rreth orës 21.00, deri në orën 22.00
e pak kam pirë kafe me disa miq të
mi. Më pas jam nisur në shtëpi me
automjetin tim. Pasi kam parkuar
jam drejtuar tek apartamenti, në
zonën Komuna e Parisit, rruga ‘Medar
Shtylla‘, pallatet Lura. Rreth orës
22.30 kam parë një person që qëndronte
pas meje. Sapo kam kthyer
kokën më ka qëlluar katër herë. Pistoletën
e kishte mbështjellë me
gazetë. Dua të saktësoj se në momentin
që kam kthyer kokën, pashë
që ai ishte me trup mesatar
(175-180 cm) dhe në dorë kishte një
pistoletë. Ishte veshur me rroba të
zeza. Në kokë mbante një kapuç,
nga ata që përdoren në dimër, i zi.
Në momentin që ktheva kokën
pas, më qëlloi disa herë. Mesa mbaj
mend rreth katër herë. Duke iu
shmangur, kam vrapuar dhe kam
qëndruar në hyrje të pallatit me dy
plagë në këmbë dhe dorë të majtë.
Atje mbërritën disa persona dhe
jam transferuar në Spitalin Ushtarak.
Kam kthyer kokën pas, por
autori ishte zhdukur", dëshmoi
Nuni para prokurorit Xhevat Hana
në Spitalin Ushtarak. Prokurori e ka
pyetur në lidhje me konfliktet e
mundshme. Përgjigjja e Nunit ka
qenë e prerë: "Nuk kam asnjë konflikt
me askënd". Por ai ripërsëriti
se e rëndësishme është që ai është
gjallë dhe se ngjarja pak i intereson.
Megjithatë, duke zbatuar detyrën,
prokurori dhe hetuesi e pyetën se
ku duhet të përqendrohet hetimi
ndaj ngjarjes. Nuni i ka shpjeguar
se ai është person publik, ka qenë
anëtar i KLD-së, zv/dekan i Fakultetit
të Drejtësisë, aktualisht pedagog
i jashtëm në këtë fakultet
dhe së fundi është anëtar i
Gjykatës së Lartë. Ai tha se ndoshta
ngjarja mund të ketë lidhje me
funksionet e tij, por nuk i vuri "gishtin"
asnjë personi.
Hetimet
Prokuroria e Krimeve të Rënda
tha se ka regjistruar plagosjen e
gjyqtarit Ardian Nuni si "vrasje për
shkak të cilësive të veçanta, e mbetur
në tentativë". Por nga vlerësimet
e provave në vendngjarje dhe
dëshmitë e vetë të plagosurit, vepra
penale mund të ndryshojë.
Burime zyrtare nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda thanë se kanë
disa pista hetimore. Fillimisht puna
është përqendruar për shkak të
funksionit të Nunit si anëtar i
Gjykatës së Lartë. Hetuesit po
shikojnë veprimtarinë e tij në
Gjykatën Supreme. Nëse ngjarja
nuk ka kurrfarë lidhje me punën,
hetuesit do të përqendrohen te
veprimtaria e tij si pedagog në
Fakultetin e Drejtësisë. Mendohet
se atentati mund të jetë kryer nga
ndonjë student që Nuni e ka ngelur,
por po verifikohen njëkohësisht
të gjitha veprimet e Nunit në
fakultet për vitet që ka dhënë
mësim. Burime nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda thanë se
kryeprokurorja Ina Rama ka ndjekur
në vazhdimësi hetimet për
këtë ngjarje të rëndë, duke lënë
detyra përkatëse për zbardhjen e
krimit. Mësohet se vetë kryeprokurorja
ka vizituar Nunin në Spitalin
Ushtarak, duke i "premtuar"
se grupi hetimor do të bëjë përpjekjet
maksimale për vënien para
drejtësisë së autorëve.
Jeta e Nunit, që nga viti 1991 deri para atentatit
Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së
Lartë, ka lindur në Korçë më 1 janar
1969. Është i martuar dhe ka një
fëmijë. Është diplomuar për drejtësi në
Universitetin e Tiranës në vitin 1991. Në
vitin 1997 ka marrë gradën shkencore Doktor
i Shkencave Juridike dhe në vitin 2004
titullin Profesor i Asociuar. Nuni është
emëruar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Korçë
në vitin 1991, ndërsa në vitet 1992-1993
ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe pastaj
zëvendëskryetar i Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ka
qenë pedagog i brendshëm në Fakultetin
e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku
ka ushtruar funksionin e zëvendësdekanit
të fakultetit (1993-1996 dhe 2003-2007)
dhe funksionin e përgjegjësit të departamentit
të së drejtës civile (2002-2007). Z.
Nuni ka kryer disa kualifikime pasuniversitare
jashtë shtetit në fushën e së drejtës,
ka qenë anëtar i senatit të Universitetit të
Tiranës dhe i një vargu organizatash të tjera
profesionale. Ai është autor dhe bashkautor
i disa librave dhe monografive në fushën
e së drejtës civile dhe ka dhënë mësim
në programe universitare dhe pasuniversitare.
Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ka
ushtruar profesionin e avokatit pranë
Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe nga viti
1998 e në vazhdim është pedagog i jashtëm
i Shkollës së Magjistraturës. Me vendimin
nr. 48, datë 13.07.2006 të Kuvendit të Republikës
së Shqipërisë është emëruar
anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
funksion nga i cili u largua me dorëheqje,
për shkak të emërimit si anëtar i Gjykatës
së Lartë. Me dekretin nr. 5252, datë
04.04.2007 të Presidentit të Republikës
është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.
Spahiu: Atentati, një goditje për drejtësinë
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë reagoi dje në mëngjes për
atentatin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Duke e
cilësuar Nunin si simbol të drejtësisë, Spahiu tha se "atentati është
goditje për drejtësinë". Ai shprehu indinjatën më të thellë mbi cenimin fizik
të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, të kryer me veprimet e kundërligjshme.
Pa vlerësuar motivacionin e ngjarjes së ndodhur, që lidh elementet
e një vepre penale me figurën e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, e cila
përbën instancën finale të ushtrimit të pushtetit gjyqësor, zëvendëskryetari
i Këshillit të Lartë të Drejtësisë shpreh shqetësimin për gravitetin e
veprimeve të tilla. "Këto veprime, jo vetëm injorojnë garancitë kushtetuese
të posaçme për protagonistët e dhënies së drejtësisë, por i cenojnë ata edhe
në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, që me Kushtetutë i akordohen
çdo individi në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke dëmtuar publikisht
imazhin që pushteti gjyqësor ndërton në një shtet demokratik", tha ai.
Duke konsideruar efektin negativ që kjo ngjarje sjell në shoqëri mbi lehtësinë
e cenimit të gjyqtarëve, Spahiu, i kërkoi organit të prokurorisë zbardhjen
sa më parë të rrethanave të ngjarjes, me qëllim dhënien e drejtësisë dhe
rikuperimin në afate optimale të besimit të qytetarëve në mbrojtjen e figurave
publike. Gjithashtu, zëvendëskryetari i KLD-së, shpreh opinionin se
në raste ku implikohet figura e një gjyqtari, organet kompetente shtetërore
duhet të tregojnë kujdes të veçantë në trajtimin institucional të çështjes,
me qëllim ruajtjen e diskrecionit të nevojshëm në publikimin e të dhënave
për çdo rast konkret. Me vullnetin për bashkëpunim të funksionit të shtetit
të së drejtës, Kreshnik Spahiu ftoi të gjitha institucionet e dhënies së drejtësisë
në nënshkrimin e një memorandumi të përbashkët, i cili të synojë në
angazhimin maksimal për të mos lejuar denigrimin e gjyqtarëve, si dhe të
funksionarëve të tjerë të procesit të dhënies së drejtësisë.
Alibeaj: Përgjegjësit të dalin para ligjit
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd
Alibeaj, ka reaguar mjaft i
shqetësuar pas atentatit të rëndë,
kryer pak para mesnatës së
djeshme ndaj gjyqtarit të Gjykatës
së Lartë, Ardian Nuni. Sipas tij, këto
janë akte që i shqetësojnë të gjithë
dhe tronditin besimin e opinionit
publik te qetësia. "Përgjegjësit e
këtij akti të rëndë duhet të dalin sa
më parë para ligjit", deklaroi ai. Më
tej, ai e cilësoi këtë akt të shëmtuar.
Ashtu siç e cilësoi edhe zv/kryetari
i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
Kreshnik Spahiu, edhe për Alibeajn,
akte të tilla tronditin sistemin
e drejtësisë në vendin tonë.
Atentati ndaj Nunit, Topi kritikon SHISH dhe policinë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është interesuar personalisht për shëndetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, i cili i shpëtoi një atentati me armë. Pas vizitës në Spitalin Ushtarak, kreu i shtetit u ka kërkuar organeve kompetente që të vërë para drejtësisë autorët e kësaj plagosjeje dhe nuk ka kursyer kritikat ndaj punës së policisë dhe SHISH-it, të cilët duhet të punojnë më shumë për parandalimin e këtyre ngjarjeve. "Duhet që organet specifike, jo ato që do të japin drejtësi, por ato që duhet të parandalojnë situata të tilla, sikurse janë shërbimet inteligjente, policia kriminale dhe struktura të tjera të specializuara të bëjnë një punë më të madhe paraprake dhe të mos vijnë e të bëjnë vetëm bilancin kur ndodhin situatat, sepse profilaksia për të mbrojtur jetën e çdo qytetari është shumë e rëndësishme", është shprehur Presidenti i Republikës. Duke lënë të kuptohet se si strukturat e SHISH ashtu edhe të policisë kanë nevojë për reformim, Presidenti Topi ka theksuar se në të gjitha strukturat ka vend për përmirësim, qoftë në organizim dhe në struktura, por mbi të gjitha në përkushtimin e individëve specifikë, sepse ata që punojnë, si në organet e policisë, të inteligjencës, por edhe të administratës shtetërore, cilido duhet të punojë me seriozitet dhe përkushtim, sepse secili mund të bëhet barrierë dhe të bëhet paralizues për situata të tilla.
Ashtu si Kryeministri Berisha edhe Presidenti Topi, sulmin ndaj Nunit e kanë vlerësuar si një tentativë për të sulmuar sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë natyrisht përbëhet nga individë si Nuni, tha Topi, të cilët gjatë gjithë karrierës së tyre janë munduar që të bëjnë drejtësi. Duke vlerësuar punën e sistemit të drejtësisë, Topi ka theksuar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të vazhdojë të operojë me më shumë profesionalizëm, pasi organet e policisë do të bëjnë të mundur për të identifikuar autorët. Presidenti ka theksuar se sikurse tentativa ka qenë ekstreme, patjetër që edhe gjykimi duhet të jetë me masa ekuivalente, që do të thotë që të jepet drejtësi vetëm mbi bazën e shtetit ligjor. Lidhur me pyetjen e mundësisë së ndryshimit ligjor për të garantuar jetën e funksionarëve të lartë të shtetit, Presidenti Topi i është përgjigjur duke theksuar se "këtu nuk është çështja vetëm për funksionarët e lartë të shtetit, sepse nuk mund të bëjmë një ndarje midis kategorive shoqërore, njerëzve të veshur me pushtet dhe njerëzve pa pushtet. Është shumë e rëndësishme që të forcohet shteti ligjor, ku çdo qytetar i Shqipërisë të jetë i sigurt kudo ai punon dhe jeton dhe besoj që ka vend për përmirësim të ligjit dhe mbi të gjitha një përmirësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të njerëzve, që punojnë në struktura që duhet të bëjnë parandalimin e këtyre situatave".
Kryeministri dhe kryeparlamentarja vizitojnë anëtarin e Gjykatës së Lartë
Berisha: Atentati ndaj Nunit, sulm ndaj drejtësisë
Atentati ndaj gjyqtarit Ardian Nuni është sulm ndaj drejtësisë, ndaj kriminelët duhet të vihen para përgjegjësisë. Kjo deklaratë është bërë nga Kryeministri Berisha pas vizitës që ai ka bërë në ambientet e Spitalit Ushtarak, ku është interesuar personalisht për shëndetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar një atentati me armë. Kryeministri e ka dënuar këtë akt të shëmtuar kriminal dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të gjetur dhe vënë përpara ligjit autorin e këtij akti tejet kriminal. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha, i cili shoqërohej edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, i ka uruar gjykatësit Ardian Nuni shërim sa më të shpejtë. Më pas kreu i qeverisë ka zhvilluar një bisedë me personelin mjekësor, duke u interesuar më nga afër mbi gjendjen e gjykatësit Ardian Nuni. Mjekët e kanë siguruan Kryeministrin se Nuni është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet me të gjithë asistencën e nevojshme. Po kështu, në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Spitalin Ushtarak ka vajtur për t‘u interesuar mbi shëndetin e gjyqtarit Ardian Nuni edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Zyra e shtypit të Kuvendit bën të ditur se Topalli është interesuar për gjendjen shëndetësore të Nunit dhe ka falënderuar mjekët e Spitalit Ushtarak për përkujdesin e tyre. Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit ka dënuar agresionin ndaj gjyqtarit Nuni por, vijoi ajo, është e rëndësishme që tashmë ai është jashtë çdo rreziku për jetën. Topalli ka theksuar se policia ka ndaluar tashmë disa persona dhe ka kërkuar që Prokuroria e Përgjithshme të hetojë deri në fund. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, është vizituar dje nga shumë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë nga miq dhe shokë të tij. Nuni vjen nga radhët e gjyqësorit dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, për disa vite me radhë ai ka qenë zëvendësdekan i Fakultetit Juridik, ndërsa për disa muajsh është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Nuni është qëlluar me katër plumba në orët e vona të së dielës pranë shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar. Deri më tani ende nuk ka një version zyrtar për motivet e këtij atentati, por policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
"Kjo është një ngjarje e rëndë dhe tepër e dhimbshme"
Ruçi dhe Xhafaj vizitojnë në spital Nunin
Partia Socialiste reagoi dje për atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë. Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, si dhe sekretari për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj, vizituan nga afër Ardian Nunin. "Në emër të Partisë Socialiste me dhimbje e përcjellim këtë ngjarje tepër të rëndë dhe tepër të dhimbshme që një anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë goditet dhe i rrezikohet seriozisht jeta", u shpreh Ruçi. Në vlerësimin e drejtuesit të lartë të opozitës është një gjë mjaft e mirë që sipas deklarimit të mjekëve është jashtë rrezikut, ndërkohë që është për të ardhur keq që ndërkohë të gjithë kemi nevojë për shërbimin e bluzave të bardha për shëndetin tonë, të gjithë kemi nevojë për një drejtësi më të mirë, e ndërkohë është një fatkeqësi që kjo është pasoja e politikës në këtë vend. "Që anatemoi punonjësit që punojnë në shëndetësi dhe punonjësit që punojnë në drejtësi, e cila ka dhënë këtë produkt, që dhuna e rrugës guxon të prekë qoftë bluzat e bardha, qoftë dhe njerëzit e drejtësisë", nënvizoi Gramoz Ruçi. Këto deklarime, drejtuesit e partisë më të madhe të opozitës i bënë pasi dolën nga Spitali Ushtarak ku ishte shtruar dhe po trajtohej nën kujdesin mjekësor anëtari i plagosur i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni.
Debate në Kuvend
Braçe akuzon Kryeministrin: Po rrit presionin ndaj drejtësisë
Atentati ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, ka shkaktuar mjaft debate dje në sallën e Kuvendit. PS-ja, nëpërmjet nënkryetarit të grupit parlamentar të saj, Erion Braçe, ka hedhur akuza në drejtim të Kryeministrit Berisha, duke thënë se plumbat ndaj gjyqtarit Nuni kanë si qëllim rritjen e presionit ndaj sistemit të drejtësisë për shkak se ky organ gjyqësor është përgjegjës për hetimin e shumë aferave korruptive. Sipas Braçes, Kryeministri ka bërë gjithçka për të intimiduar sistemin e drejtësisë dhe kjo tregohet edhe me ligjet e votuara në Parlament, duke pasur parasysh ligjin për hapjen e dosjeve. Por deklarata e numrit dy të grupit të PS-së është kundërshtuar nga deputetët e mazhorancës, Xhaferri dhe ministri Nishani. Ministri i Brendshëm ka premtuar se autori i krimit ndaj gjyqtarit Nuni do të dalë shumë shpejt para drejtësisë. Nishani e ka cilësuar atentatin si një akt të rëndë kriminal për të cilin është ngritur një grup i gjerë hetimi, i cili po punon për të zbardhur sa më shpejt ngjarjen e rëndë.