E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debitorët e bankave, vendimi i gjykatës ekzekutohet për tre ditë

 

Qeveria ka ccuar në Kuvend një projektligj, i cili sipas ekspertëve zgjidh problemet që hasin aktualisht bankat private për të sekuestruar dhe shitur pronat e vëna peng si garanci në rastet kur nuk u kthehet kredia. Drafti, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me shoqatën e bankave, parashikon se nëse një debitor nuk e shlyen borxhin e marrë në bankë apo kudo tjetër sipas kontratës, atëherë atij i merret prona e lenë peng tre ditë pas vendimit të gjykatës. Vetë procesi gjyqësor do të zhvillohet brenda një kohe rekord, jo me shumë se një javë, duke shmangur zgjatjen pafund të procedurave, që në shumë raste e bëjnë thuajse të pamundur që bankat të arkëtojnë paratë për kredinë e humbur. Prona e sekuestruar shitet në ankand dhe drafti i ri u jep të drejtën bankave që ta shesin atë me ccdo ccmim, mjafton që vlera të kompensojë kredinë e pakthyer, që sot është e pamundur pasi ligji i detyron bankat që ta shesin pengun me një ccmim jo më të ulët nga sa është vlerësuar kur është dhënë kredia. Ligji i jep fund edhe ngërccit që krijon ndryshimi i vendbanimit të debitorëve, ccka e bën të pamundur nisjen e procesit, pasi përmbarimi nuk mund t'i njoftojë ata për sekuestrot. Drafti i ri i jep të drejtën përmbaruesit që edhe nëse nuk i gjen vendbanimin debitorit, të vendosë shpalljen e sekuestros në dyert e gjykatës dhe 30 ditë pas kësaj ai ka të drejtë të kryejë ekzekutimin e pronës edhe kur ai nuk është prezent, por mjaft që të jenë dëshmitarë nga pushteti lokal. Nëse debitorët, apo kushdo tjetër do të përpiqet të pengojë punën e përmbarimit për të sekuestruar pasurinë, atëherë ky i fundit ka të drejtë që t'i gjobisë ata dhe me ligjin e ri gjoba ka vlerën e titullit ekzekutiv, që do të thotë se kundërshtimi shoqërohet edhe me procedim penal. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›