E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, 122 vota Beçajt si kryegjyqtare

 

Maxhoranca është tërhequr në lidhje me votimin e dy Kodeve Penale, për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën. Kushti i PS-së se pa u miratuar Kodi Zgjedhor nuk jepet konsensusi për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, ka detyruar kryeparlamentaren Topalli që të mos hedhë në votim dy propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, që lidheshin për shitjen e basteve të futbollit. Ndërsa Kuvendi, maxhoranca dhe opozita kanë dhënë konsensusin e plotë për dekretin e Presidentit Bamir Topi për caktimin si kryetare e Gjykatës së Lartë të Shpresa Beçajt. Pro kandidaturës së saj votuan 122 deputetë, nuk kishte vota kundër, ndërsa një votë ishte abstenuese. Votimi për Beçajn ishte elektronik i fshehtë. Pas kësaj, po me votim të fshehtë për anëtarin e ri të KKRT-së, duke dhënë pëlqimin për Altin Ndroqin. Ai u votua me 74 pro, 39 kundër dhe asnjë abstenim. Kandidatura tjetër e Minella Kuretës nuk u hodh fare për votim. Në seancën e mbrëmshme u votuan dhe ndryshimet e ligjit "Për shërbimin farmaceutik". Këto ndryshime u kaluan me 82 vota pro, ndërsa 27 deputetë ishin kundër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›