E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen 3 objekte në një natë

02/02/2005  Mbetet në tentativë grabitja e një banese në Shkozë. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se ndaj të gdhirë të së djeshmes, Haxhitre Disha, e zonja e shtëpisë, ka konstatuar se dikush kishte hyrë brenda me qëllim grabitjeje. Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arriti të fiksonte mjaft gjurmë daktiloskopike. Sakaq, në orën 15.00 po të asaj dite, në lagjen nr.16, rruga "S.Petrela", te reparti ushtarak "Kodra e Priftit", nëpërmjet dritares së hapur të banjos është vjedhur banesa e shtetasit Maksim Naçi. I dëmtuari banonte me qira te shtetasi Myslym Berisha, në adresën e mësipërme. Aty mësohet se janë marrë 300 euro. Nga furia e vjedhjeve nuk ka shpëtuar as karburant "Elda" në rrugën e Durrësit. Denoncimi është bërë nga Dhimitraq Gjetani, përgjegjës i firmës "2K". Në këtë objekt është vjedhur presa e betonit. Asnjëra nga ngjarjet e lartpërmendura nuk është zbardhur nga policia. Autorët e këtyre vjedhjeve gëzojnë lirinë, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›